• |
ide | kryesore

Si mund ta “festoni” çdo ditë dashurinë tuaj!

Arkiva, Stil
si-mund-ta-ldquo-festoni-rdquo-ccedil-do-dit-euml-dashurin-euml-tuaj_hd.jpg



Të dashuruarit festojnë për dashurinë e tyre në ditë të veçanta, në përvjetorë, festa ndërkombëtare etj. Por më e bukura do të ishte që kjo ndjenjë të vlerësohej dhe pse jo të festohej çdo ditë.

Si mund të ndodhë kjo do të pyesnit ju? Ja disa ide interesante për ta “festuar” çdo ditë dashurinë tuaj…

Përpara se të flini mos harroni kohën për tjetrin
Kushtojini gjithmonë kohë dhe dashuri personit tuaj të zemrës përpara se ai/ajo të flejë. Kjo do t’ju ndihmojë të flini më qetë. Për më tepër që sjell paqe, nëse keni pasur ndonjë hatërmbetje, keqkuptim apo edhe mund të jeni zënë.

Kur të takoheni flisni gjëra pozitive
E mira do të ishte që të ndjenjat negative t’i çlironit nëpërmjet një përqafimi të gjatë dhe të ngrohtë. Më pas bisedën fillojeni duke thënë gjëra pozitive. Nëse i jepni jetë kësaj këshille në marrëdhënien tuaj personale do të vëreni ndryshime të mëdha pozitive.

Mos qëndroni gjithmonë bashkë 
Ndenja gjithmonë bashkë, mund t’i bëjë keq marrëdhënies, sepse partnerët fillojnë të mërziten. Mund të dilni me miqtë tuaj përkatës ose të afërmit. Kur të ktheheni në shtëpi, do të jeni më të përmalluar për njëri-tjetrin. Pra kjo lloj sjelljeje nuk bën gjë tjetër veçse mirë.

Kini një fjalë tuajën “çelës”
Një tjetër ide shumë interesante është ajo e gjetjes së një fjale çelës, për ta përdorur në momentet më të nxehta të bisedave. Duhet të bëni marrëveshje që sapo ta thoni atë fjalë të mos vazhdoni më tutje. Sepse përndryshe mund të shprehni gjëra të pamenduara, të cilat mund edhe t’iu shkatërrojnë si njeri.

Mbani një ditar sekret për gjërat më të rëndësishme
Një nga arsyet për të cilat ai/ajo e humb vëmendjen ndaj jush është fakti se ju mbase nuk i dedikoni mjaftueshëm kohë dhe mendime atij/asaj. Ju mund ta surprizoni atë duke shkruar për çdo herë, kujtimet më të bukura në një ditar. Kur t’i lexoni bashkë do të “shëroheni” ndoshta nga zbehja e dashurisë.

Gatuani shpeshherë bashkë
Nuk ka rëndësi se çfarë apo si, mjafton t’i jepni njëri-tjetrit një dorë në kuzhinë, duke përjetuar edhe momente qesharake dhe argëtuese. Kështu do të krijoni kujtime të paharrueshme.

Shëtisni sa më shumë të keni mundësi
Shëtitjet me personin e zemrës janë një nga gjërat më të bukura të jetës në çift. Ato mund të zgjidhin problemet, ndërkohë që mund të forcojnë edhe marrëdhënien tuaj në çift. Do të ishte ide e mirë që të paktën një herë në javë të dilni shëtitje në një park, në bregdet ose në çdolloj vendi të qetë.

Luani një lojë të preferuar
Gjeni gjithmonë kohë edhe për të luajtur së bashku. Patjetër që do ta keni një lojë të cilën e pëlqeni shumë të dy, shkruan Shqip. Do të argëtoheni, do të ndiheni pak fëmijë dhe lumturinë do ta përjetoni në maksimum, duke e ndarë së bashku.

Hiqeni telefonat nëpër duar 
Absolutisht kjo është gjëja që duhet të keni më shumë parasysh në jetën tuaj private. Të paktën mos e përdorni kur jeni duke ngrënë ose kur shkoni në shtrat. Mos u merrni me mesazhet. Dikush që ka nevojë urgjente për ju do t’ju telefonojë. Gjëja e fundit që duhet të shihni para gjumit janë sytë e tij/saj dhe jo ekrani i telefonit. Mos lini teknologjinë të shkatërrojë marrëdhënien tuaj. /Telegrafi/