• |
ide | kryesore

Bilanci/Atentati i Ankarasë, 28 të vdekur

Arkiva, Planet
afp.jpg



Bilanci i fundit pas një shpërthimit te fuqishëm këtë pasdite në kryeqytetin e Turqisë, Ankarasë është 28 të vdekur dhe 61 të plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.

Ngjarja ka ndodhur në një shesh qëndror, Kiziali mes selisë së Parlamentit ministrive dhe shtabit te përgjithshëm ushtarak. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.

 

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu anuloi një vizitë të planifikuar për në Bruksel dhe deklaroi se qeveria është e angazhuar për të zbardhur deri në fund këtë incident tragjik. Ndërsa zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag e quajti ngjarjen një “akt terrorist”.

 

Turqia është goditur nga një seri sulmesh terroriste së fundmi, përfshirë atë të një atentatori vetëvrasës që muajin e kaluar u mori jetën 10 personave në Stamboll. Ndërsa në tetor, një sulm ndaj një marshimi për paqen u mori jetën të paktën 99 personave, po në Ankara.

 

Së fundmi Turqia është përfshirë akoma më shumë në konfliktin sirian dhe është përballur me kërcënime nga grupe të ndryshme, përfshirë ISIS dhe Partinë e paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.