• |
ide | kryesore

Detaje nga aksioni i policisë në shtëpinë e Xhesika Ndojit

Arkiva, Paparazzi
xhesika 2.jpg

Mbrëmjen e së mërkurës policia e Tiranës kontrolloi shtëpinë e këngëtares Xhesika Ndoji, pas një telefonate të mbërritur, që sinjalizoi vjedhjen e një apartamenti tek Unaza e Re. Por me sa duket e gjithë ngjarja ishte e kurdisur, me qëllim “hakmarrjen” e ish-bashkëshortit të motrës së Xhesikës.

Burime të sigurta thanë për lapsi.al se “vjedhja e apartamentit” ka të bëjë me një kurth të mirëmenduar, përgatitur për këngëtaren dhe motrën e saj, të cilat jetojnë bashkë afër zonës së njohur si Astiri.


Historia nis me ish-bashkëshortin e motrës së Xhesika Ndojit, i cili telefonoi policinë pasi pa dy motrat të cilat futën në shtëpi një mashkull misterioz. Me gjasë për të komplikuar situatën, ai njoftoi në nr.129 sikur apartamenti i motrave Ndoji po vidhej. Me të marrë denoncimin policia u nis menjëherë drejt vendngjarjes, por Xhesika dhe e motra u çuditën kur panë policinë në derë. Të zëna ngusht, motrat Ndoji u dëtyruan të lejojnë policinë të kryejnë kontrollin për të cilin kishin shkuar.

Me siguri Xhesika dhe e motra nuk janë ndjerë mirë kur në dollapin e dhomës së tyre, efektivët e policisë gjetën një mashkull vetëm me mbathje, i cili fshihej e aty. Policia ka shoqëruar personin në fjalë, i cili rezulton të jetë një biznesmen dhe jo këngëtar siç e kishte prezantuar fillimisht Xhesika. 

Kthehu