• |
ide | kryesore

Vizion Plus zhduk nga Youtube këngën ku Agron Llakaj tallej me Erion Veliajn

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Parodia e aktorëve të Alpazar, e shndërruar në hit ditët e fundit, nuk gjendet më në Youtube. Vizion Plus ka hequr nga kanali zyrtar materialin tallës kushtuar kryebashkiakut Veliaj, duke shënuar rastin e parë në një media, që vetëcensurohet.

Menjëherë të shtunën, kur në ekranin e këtij televizioni u shfaq Agron Llakaj me parodinë “Tiranës ç’i panë sytë”, video u shpërnda me shpejtësi në internet. Pak orë më pas, Vizion Plus nxitoi ta ngarkojë këtë material në kanalin e tij. Me të drejtën e autorit, televizioni në fjalë bllokoi shikimin e videos nga kanalet që e ngarkuan atë privatisht.

Mirëpo, reaksioni në publik, për shkak të batutave të guximshme, ishte i jashtëzakonshëm. Aq sa, një ditë më pas mediat aluduan shkarkimin nga puna të aktorit, Agron Llakaj. Sipas citimeve në media të ndryshme, pronarët e Vizion Plus morën një telefonatë nga Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar largimin nga ekrani të drejtuesit të spektaklit të humorit. Vetë Llakaj tha se nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë.

Por këtë të hënë, video 3 minutëshe e shpërndarë nga Vizion Plus ku Agron Llakaj tallej me Veliajn, nuk mund të shihet në Youtube. Nëse kryebashkiaku nuk arriti të shkarkojë aktorin, që e sulmoi publikisht nga ekrani i një media pranë Partisë Socialiste, Erioni duket se u mjaftua me një kockë të vogël, bllokimin e videos 3 minutëshe nga qarkullimi. Pavarësisht ksaj, Vizion Plus e ka lënë momentin e parodisë në pjesën e parë nga katër, të “Alpazar”-it të plotë në Youtube.