• |
ide | kryesore

Bileta u rrit, por autobusët mbetën njëlloj (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
dfasd.JPG



Nuk prisnim ndryshime të mëdha nga lali Eri, por të paktën shpresonim se nuk do të përballeshim me të tilla raste, ku qytetarët duhet të ngjeshën me njëri-tjetrin dhe të qëndrojnë të varur në derën e urbanit.

Kjo është një situatë e papranueshme, të gjitha ankesat dhe protestat e qytetarëve ranë në veshë të shurdhër, pasi Veliaj nuk ka bërë asnjë ndryshim deri tani, përkundrazi.

Video-ja e mëposhtme tregon qartë realitetin e linjave urbane në kryeqytet që vijojnë të funksionojnë në gjendje të mjerueshme.

Janë rritur çmimet e biletave, por cilësia e shërbimeve mbetet e njëjtë, për të mos thënë më keq.

Duhet të humbasësh urbanin dhe për rrjedhojë edhe punën apo shkollën, ose në të kundërt do të hyni si qytetarët në video-n e mëposhtme, duke sharë dhe shtypur njëri-tjetrin, sigurisht nga halli./jetaoshqef/