• |
ide | kryesore

Seksi i parë me të, ajo do t’u tregojë ajo shoqeve sa të madhe e keni?

Arkiva, Stil
ccedil-far-euml-mendoni-shoqet-e-saj-a-do-t-euml-m-euml-sojn-euml-menj-euml-her-euml-pas-seksit-t-euml-par-euml-sa-t-euml-madh-e-keni_hd.jpg



Femrat kryesisht çdo gjë u tregojnë shoqeve, aq më parë kur në jetën e tyre hyn ndonjë mashkull. Ka shumë tema për të shpalosur, nga ajo se si shikon dhe si buzëqesh deri tek ajo se çfarë arome ka.

Mirëpo temë e pashmangshme është seksi i parë me të. Meshkujt duhet të dinë që këto janë detaje për seksin e tyre, të cilat femrat me siguri do t’ua zbulojnë shoqeve të veta, transmeton Telegrafi.

Madhësia e organit gjenital 
E para që femra e bisedon me shoqet pas seksit me ju është madhësia e organit tuaj gjenital, apo se a është ajo e kënaqur apo kërkon diç tjetër.

Intensiteti dhe zgjatja e seksit
Femrat i dallojnë meshkujt të cilët kanë pasur qasje të lehtë dhe ata të cilët janë hedhur mbi to si lepuj të eksituar, dhe gjithmonë më të preferuarit janë këta të parët, të cilët e zgjasin ejakulimin, derisa nga të fundit nganjëherë frikësohen.

Orgazma
A ka përjetuar e dashura juaj orgazmën apo nuk u intereson bash çdo gjë shoqeve të saj. Tema e këtillë kurrë nuk harrohet!

Paraloja
Për të gjitha detajet për paralojën gjithashtu femrat janë të interesuara. Kjo diskutohet gjatë ndejës së parë duke pirë kafe dhe assesi nuk i harrojnë detajet, por nëse fare nuk ka pasur paralojë, të jeni të sigurt që keni marrë notë negative.

Atmosfera në krevat
Për këtë temë nuk do të diskutojnë bash të gjitha femrat, mirëpo nëse atmosfera ka qenë romantike, dhe mu ju jeni angazhuar rreth saj, ajo gjithsesi do të lavdërohet para shoqeve. Dhe këtu bëjnë pjesë qirinjtë, muzika etj., ndërkaq përshtypjet e para i mbajnë në mend dhe i bisedojnë.

Përshtypja e përgjithshme
Kur femrat bisedojnë për përshtypjen e përgjithshme, para së gjithash, mendojnë që sërish dëshiron të jetë në krevat me ju apo jo. Pra, miket tona do të mësojnë para vetë jush. /Telegrafi/