• |
ide | kryesore

Libri/ Historia seksuale e Tony Blair me gruan e mikut të tij Rupert Murdoch

Arkiva, Planet
deng.jpg



Ish-kryeministri britanik ka qenë mik i ngushtë me Murdoch.

Në libër thuhet se Blair udhëtoi me Deng në Kinë, vendlindjen e saj, në vitin 2011.

Në vit më vonë ai e vizitoi atë në shtëpinë e tyre në Londër, ndërsa më pas u panë bashkë edhe në një club.

Më pas, Blair shkoi në vilën e Murdoch në Kalifroni, ndërsa Deng i tha të shoqit se do qendronte aty me një mikeshë.

Por, në fakt mikesha e saj u largua kur mbërriti Blair.

Punonjësit e Murdoch ndërkohë zbuluan edhe disa emaile të bashkëshortes së tij, ku ajo fliste me shumë pasion për Blair, duke thënë se adhuronte trupin e tij, lëkurën, madje edhe të pasmet e tij.

Nga emailet doli se ajo, përveç Blair, kishte marrëdhënie edhe me një trajner tenisi në Kaliforni dhe me themeluesin e Google, Eric Schmidt.

Për këtë arsye, më 2013-n Murdoch shpalli divorcin me Deng.

Blair pas kësaj u përpoq ta merrte në telefon Murdoch, për t’i thënë se nuk kishte pasur asnjë aferë më bashkëshorten e tij.

Pas një sqarimi të shkurtër, Murdoch nuk i foli më kurrë ish-mikut të tij.