• |
ide | kryesore

Aurela Hoxha merr dhuratë unazë me diamantë, por nga kush?

Arkiva, Paparazzi
aurela hapja.jpeg



Bukuroshja e ekranit është mallëngjyer jo pak kohët e fundit. Ditëlindja e 27-të e gjeti të divorcuar Aurela Hoxhën, por udhëtimi drejt Milanos nën shoqërinë e miqve të saj, duket se ia zëvendësoi mungesën e një mashkulli në krah.

Nga ana tjetër, familja e Aurelës u kujdes t’i përcillte vajzës së tyre, ngrohtësi në ditën e festës. E ëma i dërgoi një sms, të cilën Aurela e publikoi në IG.

Megjithatë, mamaja e bloger-es shqiptare nuk u mjaftua vetëm me një urim për së largu. Me t’u kthyer nga Java e Modës, Aurela gjeti një surprizë në shtëpi. Pavarësisht se unaza nuk ishte propozim nga ndonjë mashkull, bukuroshja u duk e kënaqur teksa prezantoi në ‘snapchat’ kutinë që lë të kuptohet se unaza është me diamantë, dhuratë po prap nga e ëma.