• |
ide | kryesore

Joleza: Mos i ngacmoni gocat kur janë me ato!

Arkiva, Paparazzi
joleza kokeza.jpg



Kryetarja e FRESSh vijon të tërheqë vëmendjen jo vetëm të ndjekësve të saj në facebook, por tashmë, çdo fjalë që Joleza nxjerr nga goja, përbën lajm! Jo për shkak të aktivitetit të saj socio-politik si drejtuese e të rinjve socialistë, por prej të ashtuquajturave gafa, që datojnë prej fjalimit famëkeq “Të bëfsha gjeneratën”. Megjithatë, këtë herë Joleza Koka duket se ka goditur me një mesazh sensibilizues, kundër stigmatizimit të femrave gjatë kohës kur ato janë me perioda. Ja si e komenton kryetarja e FRESSh, propozimin e një kompanie angleze për vajzat, të cilat duhet të marrin pushim gjatë kohës kur janë me ato. 

“Ja një ide njerëzore, që do rriste efiçencën në punë, do respektonte ciklin biologjik dhe kreativitetin e stafit. E s'do dëgjonim më fjali si 'mos i fol sot asaj se është më ato', kur në fakt shumica e vajzave ndjejnë vërtetë dhimbje por janë të mësuara të mos bëjnë zë e të përpiqen të punojnë normalisht.” – shkruan Koka.