• |
ide | kryesore

Monica Bellucci ka prejardhje shqiptare

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



E kemi parë dhe shumë meshkuj e kanë dëshiruar për bukurinë e saj, por kurrë nuk e kanë kuptuar që origjina e saj është shqiptare.
Bëhet fjalë për modelen dhe aktorën italiane Monica Bellucci, shkruan lajmi.net.

I ftuar në Top Show, pronari i cirkut Bellucci në Tiranë, Attilio është shprehur se me Monicën ka lidhje gjaku pasi janë kushërinj dhe se origjina e tyre është shqiptare.

“Bëhet fjalë pak a shumë në kohën e Skëndërbeut ku disa familje arbëreshë emigruan në Itali dhe prej aty e kemi origjinën ne. Edhe pse në fillim mbiemri ynë ishte Belushi, njëjtë si aktorët amerikanë Jim dhe John Belushi, me kalimin e kohës sh-ja u zëvendësua me ç-në dhe ne kemi mbiemrin që ju na njihni sot” ka thënë Attilio.

Tashmë i takon Monicës që të fusë në agjendën e saj një vizitë në Shqipëri për të prekur nga afër rrënjët e të parëve të saj dhe shqiptarët të kenë një motiv më shumë për ta pëlqyer dhe përshëndetur atë.