• |
ide | kryesore

Pse duhet fituar beteja për parkun e liqenit

Arkiva, Blog
12798907_10156659736280624_7690742902801025144_n.jpg

Ajo çfarë po ndodh sot me parkun e Liqenit është beteja që duhet fituar jo sepse do të kthejë fatet e kombit apo përralla të tilla. Ajo duhet fituar sepse qytetarët duhet t’i tregojnë kastës politike se nuk mundet ajo të qeverisë për interes të oligarkëve që për interesat e tyre personale duan të abuzojnë me atë të paktën liri që i ka mbetur qytetarëve.


Sepse parku i Liqenit është metafora më e qartë e asaj çfarë i ka ndodhur lirisë së shqiptarëve në këto 25 vjet post-diktaturë. Mënyra se si ai është zvogëluar, zhdukur dhe ngrënë nga betoni i oligarkisë së veshur me pushtet të korruptuar është e vërteta e lirisë sonë. Një e vërtetë që klith në çdo cep të Tiranës dhe të Shqipërisë, pak muaj më parë Erion Veliaj me paturpësi largoi dhunshëm romët nga vendbanimet e tyre pranë liqenit (askush nuk foli). Pak javë më parë Veliaj largoi me dhunë romët sepse Unaza e Re do të kalonte dhe nuk i shpronësoi me vlerën e tregut dhe prapë askush nuk protestoi, të enjten e fundit të shkurtit ai largoi banorët e lagjes së stacionit të trenit që pasi i përdori para një viti kundër Bashës i hodhi në rrugë….askush nuk protestoi!


Akoma më tej, projekti i shëmtuar dhe tërësisht abuziv i sjelljes së një instalacioni nga Londra për t’i zënë fasadën dhe për të uzurpuar një tjetër hapësirë publike në mes të Tiranës kaloi në heshtje dhe nuk u protestua. Sot një tjetër kafshë betonarmeje po ngrihet përballë Fakultetit Ekonomik dhe jo vetëm që pedagogët e fakultetit nuk po dëgjohen por pak kush po proteston për të!

E gjithë kjo deficencë protestash dhe ndjeshmërisë nuk është mesazh për të ironizuar protestën që po bëhet këto ditë kundër Veliaj dhe projektit të tij për betonimin e Liqenit. Përkundrazi, jam i bindur që kjo betejë për Parkun dhe mbrojtjen e tij është një betejë që mund të mbajë ndezur atë shpresë dhe atë liri që kemi humbur përgjatë këtyre viteve.

Protesta në fjalë, duhet të jetë sa më shumë qytetare në kuptimin e pjesëmarrjes në të të sa më shumë figurave të papërlyera që nuk kanë pisllëkun moral me të cilin një personazh aq i ulët si Veliaj mund t’i kërcënojë. Vetëm vazhdimësia e kësaj proteste do të mund të injektojë tek Veliaj dhe stafi i tij propagandistik atë frikë që ato duken se e kanë këto ditë, pra frikën e tërheqjes përpara një “revolte” të qytetarëve.

Ajo çfarë duhet të kuptojmë sot është se qytetarët e këtij qytetit kanë mbetur pa asnjë aleat duke qenë se shumica e medies është tanimë e korruptuar dhe e blerë nga një njeri i cili do të përdorë çdo mjet për të përmbushur premtimin e bërë ndërtuesve. Duhet të kuptojmë që edhe nëse kemi ndonjë shpresë që media të funksionojë në kahun e qytetarëve duhet të jemi ne, pra qytetarët e këtij qyteti, që të detyrojmë atë të kthehet në kahun tonë!

Duke mos u tutur edhe kur emisioni me shikueshmërinë më të lartë në vend, i jep mundësinë një propaganduesi dhe sofisti që me argumente të pavërteta të ndërtojë një kauzë të paqenë. Duke mos u tutur as kur mbrojtësit e flakët të shoqërisë civile, që shiten për pako gjë dhe gazetat e tyre i vendosin në shërbim të Veliaj, lobojnë me editoriale kundër reagimit qytetar. Duke mos u tutur as nga blerja e oligarkëve që kanë mbetur vetëm pa na blerë shpirtin të gjithëve.

Përpjekja për mos ndërtimin e Këndit, duhet të jetë beteja e qytetarëve kundër oligarkëve për të shpëtuar atë pak liri që na ka mbetur pa u shkatërruar dhe kompromentuar. Duhet të jetë beteja për të mos u dakordësuar me asgjë që përpiqet ta tjetërsojë parkun! Betejë që duhet të jetë vetëm për JO! Betejë që duhet t’i tregojë kastës qeverisëse se nuk mund të na trajtojë si dele që meqë e votuam në shumicë ajo do të bëjë gjithçka që i shkon nëpër mend. Që mund të manipulojë me gjithçka që i intereson asaj për hir të një pushteti të vogël!

Natyrisht që fitorja e kësaj beteje nuk do të sjellë përmbysjen e situates, por do të sjellë më së paku ruajtjen e asaj pak lirie që kemi dhe zbythjen e një politikani të paskrupullt që nesër mund të na heqë të gjithë parkun me një të rënë të lapsit! /Xhabyni -Diary of Tirana. Titulli origjinal: Një betejë që duhet fituar

4 Comments

  1. parku

    E di pse ndodh sipas mendimit tim. Asnjeri nuk ngrihet ne protest sepse jane shumica te ardhur nga rrethet dhe ne e dim se cbehet neper rrethe. Kane ikur tiranasit e vertet me kultur e pa kultur edukate e pa edukate. Ci plas nje nga rrethi parku apo Tirana ne pergjithesi kur nuk e lidh apsolutisht asgje shpirterisht? Qe do te thote nostaligjia eshte xero. Ata pak Tiranas qe jane aty jan minoritet dhe jane dorezuar me kafsherin a pakufijshme qe po ndodh me cdo gje ne Tirane. Ky realitet eshte i papranueshem. Duhet rregulluar. 

  2. Paragrafi i parafundit

    Paragrafi i parafundit "Përpjekja për mos ndërtimin e Këndit, duhet të jetë beteja e qytetarëve" ……Seriozisht e ke mo….per Zotin…..kaq te ulet jeni si qenie….????

    Dhe ne fund ku do dalim???? Qe Kendi i femijeve mos te ndertohet, por ama 13 kateshi i Zamos te ndertohet….

    A ju pjerdhsha trute…ty dhe asaj shoqerise civile legene qe ka ne shqiperi……….

    Tamam si thenia "Shqiptari therr djalen, por e mban fjalen"……. njerez primitive!!!!

  3. Kujdes nga propoganda

    Kujdes nga propoganda berishiane! Del Ylli Rakipi sherbetor dhe hajdut me Berishen, bashke me Tosin dhe Andin dhe Malltezin! Bashke kater byth lepires, me nje femer te panjohur, respekt per te, por per mendimin tim ka bere zgjedhje te gabuar! Si mund te rije shoqeria civile me dhendrushin Jamamber?! Zot na ruaj Z. Lubonja se Andi e ka lidhjen me te mistershme! Si mundet qe Malltezi te perfaqsoje shoqerine civile! Ju befsha mutin Tosi e Andi apo dhe Ylli Rakipi,shembulli me i keq i venies ne sherbim te politikes! 

  4. Ozot cfare monstrash gazetare

    Ozot cfare monstrash gazetare ,opinioniste,mashtrues varrmihes te kombit e popullit idiot ,trima pas beteje paska ky vendi yne i  pjerdhur.Te vjen ndot kur sheh nje kaste pederastesh qe ngrihet kunder nje ndertimi ekologjik per femijet e heshtin sikur ta kene gojen me mut para betonizimeve qe po bejne dy te keqiat me te medha te ketij kombi partite e majta dhe te djathta qe jane dy gjysma bajge te ardhura nga partia e punes

Kthehu