• |
ide | kryesore

Fantazitë seksuale të Hitlerit, zbulohen fakte të reja tronditëse

Arkiva, Planet
hitlerti.jpg



Fakte tronditëse janë zbuluar nga shërbimet e inteligjencës amerikane lidhur me jetën seksuale të Adolf Hitlerit. Në dosjen sekrete të spiunazhit thuhet se Fuhreri i lig kishte preferenca të çuditshme dhe të pazakonta në shtrat.
 
Lideri nazist ishte “Koprofiliak”, i pëlqente kur femrat kryenin jashtëqitjen gjatë aktit seksual. Në librin “Analiza Psikologjike e Adolf Hitlerit, jeta e tij dhe legjenda”. thuhet se Hitleri kishte një penis shumë të vogël dhe vetëm një testikul. Ç’është edhe më e rëndë është fakti se Adolfi e ka praktikuar fantazinë e tij të sëmurë seksuale me mbesën e tij, Geli Raubal, shkruan DailyMail.
 
Ajo vetë ia tha këtë fakt me mirëbesim mikut të Hitlerit, Otto Strasser, i cili vetëm pak më vonë u vra. Një tjetër mik i tij, Ernst Rhoem, ka thënë se Hitleri dashuronte “fshataret”.
 
“Kur ato ulen në fusha dhe përkulen duke treguar të pasmet, kjo i pëlqen atij, aq më tepër kur kanë të pasme të mëdha dhe të rrumbullakëta”, ka shkruar ai në një raport për Hitlerin. Në raportin psikologjik thuhej se Hitleri nuk ishte i aftë të bënte seks normal.