• |
ide | kryesore

Përplasja me Gambinot/ Shqiptarët i imponohet mafias njujorkeze!

I pakategorizuar
18livi-span-articleLarge.jpg



Të jesh “Ekzekutori” në botën e mafias nuk është më si në kohët e vjetra

Dënimi në 2014 i Bajram Lajçit, një anëtar i njohur i mafias shqiptare, nxorri në dritë lajme të reja për atë që po ndodh në Nju Jork. Lajçi u dënua me 6 vite burg për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në një incident në Kafe Toska, në 2011 në Tremont Ave. Me ndihmën e një personi tjetër, Lajçi plagosi një rival në trafikun e drogës. Viktima në fakt ishte duke iku, pasi ishte rrahur me grushta në fytyrë dhe pasi i kishin çarë gomat e makinës.

Në 1931, “Pesë familjet” e krimit të organizuar në Nju Jork u takuan në Bronks, në Uashington Ave.187. Takimi u zhvillua pas vakuumit që la vrasja e “Bosit të Bosëve”, Salvatore Marancanos, në luftën brutale të Kastelamarese, luftë që nisi në 1929. Aty, “Pesë Familjet” krijuan “Komisionin”. Në thelb “Komisioni” e ndau qytetin në territore të kontrolluara nga Lukezët, Gjenovezët, Gambinot, Bonanot dhe Kolombot, familjet që të gjitha së bashku punojnë edhe në Bronx. Ndarja u bë për t’i dhënë fund luftës brenda llojit, por duke lejuar aktivitetin e qetë të bandave. Plani i realizoi qëllimet kryesore. “Pesë Familjet” janë ende në funksion sot e kësaj dite në Nju Jork, siç rezulton nga dëshmitë në gjyqin e 73 vjeçarit, Nikolas Santoraan, një prej bosëve të moshuar të familjes Bonano.

Por kohët e fundit një familje e gjashtë, më e vështirë për t’u dalluar ka hyrë në skenën e krimit të organizuar në Bronx. Organizata Rudaj, ose “Korporata” siç njihet rrugëve, është një familje mafioze shqiptare, që e ka origjinën në mesin e viteve 80.

Në atë kohë, rreth 1980, një grup mafioz sulmoi një bandë rivale në Westchester County Fair. 10 vite më pas, në vitet 90, Organizatën Rudaj e tregojnë si ekstremisht dhunshme dhe të përfshirë në trafikun e drogës dhe të armëve. Për shembull, raportet e policisë përshkruajnë një përplasje mes tyre dhe Gambinot në një karburant në Nju Xhersej. Ata kishin paguar policinë e Nju Jorkut rregullisht, kishin qëlluar me armë ndaj disa lokaleve, kishin siguruar armë të rënda dhe madje dyshohen se kanë kërcënuar edhe ish kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani.

Kreu i dyshuar i Organizatës Rudaj, Plaurent “Lenti” Dervishaj, nuk është vetëm ndër njerëzit më të kërkuar në Nju Jork, por edhe një ndër të arratisurit nga vendi i tij, në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë konsiderohet e korruptuar dhe mendohet se ka rol në trafikun e drogës. Shqipëria renditet përkrah Afganistanit, si vend nga ku droga kalon për në Europën Qëndrore.

Destabiliteti politik në Shqipëri është pjesë e shkaqeve se përse shqiptaro-amerikanët në Nju Jork janë më të shumë se kudo.

Shqiptarët e parë erdhën në Bronks rreth viteve 60, apo 70, duke zëvëndësuar aty popullsinë hebreje apo italiane. Ato u vendosën kryesisht në Pelham Parkëay, Morris Park dhe Belmont. Madje “Lydig Avenue” në Morris Park njihet tashmë si “Shqipëria e Vogël”. Organizata kriminale shqiptare ka bërë emër ne Nju Jork si fillestare, por ambicioze. Nga bizneset e shumta që kanë në pronësi, shqiptarët ofrojnë për qytetarët e Bronx një shije të vendit të tyre të origjinës. Përmes gatimit të kuzhinës shqiptare ata kanë sjellë produkte si byrek apo suxhuk. Ardhja e shqiptarëve në Bronks ka forcuar ekonominë lokale. Por nevoja për shtëpi dhe banesa të reja ka rritur tensionet edhe mes shqiptarëve, nga të dy anët e ligjit. Organizata Rudaj ka pësuar një goditje të fortë në 2004, kur 20 persona u arrestuan nga policia e Nju Jorkut. Por incidentet e fundit, siç ishte ai në Kafen Toska, të bën të mendosh se mafia shqiptare është ende gjallë dhe e shëndetshme.  Michael Dobuski, shkrimi u botua në The Fordham Ram