• |
ide | kryesore

“Françeska më rrahu për xhelozi, e mbaja në shtëpi me bukë”

Arkiva, Paparazzi
franci katerina.jpg



Katerina Beqo, 28-vjeçarja e cila u dhunua nga ish-shoqja e saj, vlonjatja Françeska Jaçe, ka dëshmuar në polici për ngjarjen.

Vajza e cila u godit me grusht në fytyrë nga modelja tha se me Françeskën njiheshin prej kohësh. Madje ato dikur ishin mikesha të ngushta dhe jo rrallë herë Françeska jetonte në shtëpinë e Katerinës. Pavarësisht se kishin ndarë dhe bukën e gojës, Françeska nuk ia ka kursyer sulmin.

Në dëshminë e zbardhur të 28-vjeçares, thuhet se ish-banorja e Big Brother e rrahu për shkak të xhelozisë. Ajo ka shpjeguar se deri para disa muajsh vajzat kanë qenë shoqe bashkë, por miqësia e tyre u prish, sipas saj, për faj të Françeskës dhe momentalisht nuk takoheshin më.

Katerina Beqo ka thënë  se Françeska kishte pirë disa gota alkool deri në atë moment, është nxehur nga frazat ironike dhe i është drejtuar asaj duke e goditur me grushte në fytyrë e në kokë. Ajo ka vazhduar, deri sa kanë ndërhyrë miqtë e tyre të përbashkët për t’i ndarë.