Maqedonia do zhvillojë një ndeshje miqësore më 23 mars ndaj Sllovenisë në Koper, kurse gjashtë ditë më vonë do të luajë kundër Bullgarisë në Shkup.
Trajneri i kësaj Përfaqësuese, Igor Angelovski, ka shpallur edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida. Ajo që bie në sy është se ai ka ftuar tre futbollistë shqiptarë.
Në mesin e futbollistëve që janë ftuar për ndeshjet me Slloveninë dhe Bullgarinë, shqiptarët janë mbrojtësi Leonard Zhuta i cili luan në Kroaci te Rijeka si dhe dy mesfushorët Armend Alimi i Shkëndijës së Tetovës e Agim Ibraimi që luan në Sloveni me Maribor.