• |
ide | kryesore

Erion Veliaj në “Portokalli”, nënë Tixhja : Iku skuthi?

Arkiva, Paparazzi
12443115_10208945092087825_2137124967_n.jpg



Siç reklamoi më herët gjatë ditës, kryebashkiaku Veliaj u shfaq këtë të dielë në "Portokalli". Gjoba e Nënë Zyles ishte kthyer në skeç ku Bes Kallaku i maskuar si Nënë Tixhja, shiste prasë në trotuar. Gjithë misioni i kryetarit të Bashkisë u duk sikur qe të disiplinonte nënat ambulante që zënë hapsirat publike, në vend që të shesin nëpër tregje.

Gjatë dialogut me humor, aktori i njohur si  mbështetës ndaj LSI-së, duket se e thumboi disa herë Veliajn. Por, kulmi kur edhe publiku shpërtheu në gaz ishte batuta kur nënë Tixhja përcolli kryetarin e Bashkisë. Erion Veliaj u sigurua që "plaka" do shkonte të shiste në treg dhe u largua, ndërsa Tixhja, sapo kryebashkiaku la skenën iu drejtua publikut; a iku skuthi e?!