• |
ide | kryesore

FOTO/ Pasaniket e përkëdhelura të Instagramit. Shpenzojnë deri në 6 mijë paund për shopping

Arkiva, Stil
12-47.jpg



Ato janë dy trashëgimtarët e një miliarderi britanik dhe si të tilla, i vetmi synim i tyre është të shpenzojnë para.

Janë Lana dhe Stephy Scolaro.

Për to është shkruajtur disa herë dhe vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e medias.

Janë të reja, të bukura dhe të pasura.

Kanë mijëra fansa në Instagram që mezi presin t’i shohin çfarë kanë blerë apo ku kanë udhëtuar.

Jeta e tyre është vajtje-ardhje mes Hollivudit dhe Londrës.

“Na pëlqen të bëjmë shopping, të udhëtojmë shumë dhe të takojmë njerëz të njohur dhe të bëjmë festa. Fansat tanë duan gjithashtu të njëjtën gjë”, thonë motrat Scolaro.

Por sa shpenzojnë gjatë nje seance shoppingu?

“Varet, zakonisht 3 deri në 6 mijë paund, por ndoshta edhe më shumë. Varet çfarë dalim të blejmë”, thonë ato.