• |
ide | kryesore

Jul Deda sulmon FRESSH: “Aplikoni nëse dini të vidhni, t’ia fusni shokut, nëse je ushtar i partisë!”

Arkiva, Paparazzi
julian-deda.jpg



Aktori Julian Deda është treguar vërtetë i ashpër në një status, në të cilin duket se e tejkalon rolin e komedianit. I pozicionuar politikisht në Partinë Demokratike, shkodrani i njohur për protagonizmin e tij në platformat sociale, është kapur sot me mbledhjen e veçantë të të rinjve socialistë. Nuk dihet se çfarë konkretisht e ka nervozuar kaq keq Julin, por me siguri formati alla “The Voice Of Albania” që FRESSH-i organizoi, duket të jetë frymëzimi për atë që shkruan:

“Reklame per Talent Show…!

Nese je nga 15 deri ne 30 vjeç. Nese ke talent te veçante. Nese di te vjedhesh bukur. Nese di t'ja fusesh shokeve te tu dhe ata te mos e ndjejne. Nese di te behesh ure 21 ore ne dite pa u lodhur. Nese je i gatshem te jesh ushtar i bindur pa shtylle kurrizore. Nese di te japesh tendera pa konkurs. Nese je çuni/goca e ndonje funksionari te larte ne parti. Nese vdes per Ramen dhe Taulantin. Nese do me shume partine se Shqiperine. Nese ke deshire te pashtershme ta shkaterrosh vendin tend. 
Atehere apliko menjehere ne FresshVoice. Regjistrimet vazhdojne…!”, shprehet Jul Deda në facebook, duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të ri të FRESSH.