• |
ide | kryesore

Lolita tall Mullirin: “Nxjerr 8 copë libra në vit, pret pemë, torturon kafshë”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Botimi i rradhës nga doktoreshë, profesoreshë Riselda Sejdia nuk ka kaluar pa një koment pikant nga faqja e njohur “Lolita”.

Ish-balerina është vënë në qendër të sulmit nga personazhi anonim i platformave sociale, e cila tallet e ironizohet mizorisht për bëmat e saj.

“Ka kaq shumë injorancë në këtë foto sa nuk di nga t’ia nis:

Priten pemë që Riselda të zhgarravisë libra, t’i mbushë me gabime drejtshkrimore, me ato që i quan poezi pa ndonjë vlerë letrare, filozofike, artistike.

Vriten dhe torturohen kafshë tëgjora që t’i mbështjellë rreth qafës dhe të buzëqeshë me kombinimin fshataresk për të bërë foto.

Janë autorë të mëdhenj që gjithë jetën e tyre me zor nxorën 2-3 libra.. Riselda nxjer 8 copë në vit.

Lidhjen mes “Shpirtit, kalendarit, mullirit, zonjës, moralit, mullixhiut” vetëm Riselda dhe Bar Meçi mund ta kuptojnë.

E di që do thoni: Po ty çtë duhet? Pse ja shikon fb?

Sepse më del çdo ditë në wall faqja e saj e sponsorizuar dhe ma përplas injorancën në fytyrë.” – shkruan Lolita duke komentuar foton e Mullirit me kunadhe në qafë.