• |
ide | kryesore

Rihanna i zgjat mikrofonin një spektatori, por ai e lë me gojë hapur (video)

Arkiva, Paparazzi
rihanna_1458584967-7873626.jpg



Rihanna është mahnitur nga një surprizë e çastit, por shumë e bukur që i ka ndodhur në një koncert në Cincinnati, Ohio. Ajo nisi të këndojë një nga këngët e saj dhe gjatë këndimit i afron mikrofonin një fansi që kishte në reshtin e parë.

Djali ishte i gatshëm dhe menjëherë ka vazhduar pjesën tjetër të këngës, duke bërë për vetë këngëtaren, por edhe publikun. Të gjithë kanë brohoritur dhe kaq ka mjaftuar që i riu i identifikuar si Terah Steëart të bëhej pjesë e të gjitha medieve.

Pas zërit të 28-vjeçarit, audienca ka shpërthyer në ovacione të larta, ndërsa Rihana ka thënë “Uau” me një fytyrë të habitur.