• |
ide | kryesore

Çfarë keni humbur nga fitorja e Era Rusit në “Your Face Sounds Familiar”

Arkiva, Paparazzi
lady gaga.jpg



Më e votuara e natës së dytë të spektaklit të imitimeve rezultoi këngëtarja e cila solli versionin e “Poker Face”, sipas variantit Era Rusi.  

Jo vetëm veshjen e syzet ikonë të yllit të pop-it, ishte munduar të imitonte bjondja e njohur e skenës sonë. Por një nga tiparet karakteristike të 30-vjeçares amerikane, që spikati në kopjimin e Lady Gaga-s, ishte hunda.

 

Në fakt ky detaj nuk u vu re deri në momentin kur prezantuesja Alketa Vejsiu u desh të nxjerrë në pah punën me grimin që u bëhen këtyre personazheve. Duke i hequr syzet, Alketa nxorri në dritë hundën alla Lady Gaga të Era Rusit.