• |
ide | kryesore

Agim Doçi thotë se i ndan burrat në 3 kategori/ Ornela Bregu në siklet

Arkiva, Paparazzi
bregu-2.jpg



Në rubrikën ‘Horizonte’ tek ‘E Diell’, tema e diskutimit kishte lidhje me ‘burrërinë’, e në mesin e të ftuarve ishte edhe poeti e tekstshkruesi Agim Doçi.

‘Unë meshkujt i kategorizoj në burra ‘zamani’ siç thuhet, në burra qeÞinj dhe burra m*ti’, tha ai.

‘Në rregull’, iu përgjigj moderatorja Ornela Bregu, e cila mbeti e shtangur, e më pas tha:

‘Nuk e di në mund të përdoret kjo fjalë pasi jemi në një emision pasditeje’

‘Gjithsesi është një fjalë që ne e përdorim çdo ditë’, tha Doçi.

‘Nëse doni priteni, montojeni’, vijoi ai.

Ndërsa Bregu iu përgjigj: ‘Por ne jemi drejtpërdrejt!’, ndërsa shtoi duke e kthyer në shaka: ‘Nuk pata kohë as të të vija një ‘pip”./ Anabel