• |
ide | kryesore

A po e vjedh PD-ja protestën tonë?

Arkiva, Blog
arlind Qorri.jpg



nga Arlind Qorri/Shumëkush pyet sot nëse hyrja prej elefanti e deputetëve dhe përfaqësuesve të PD-së në kauzën e parkut përbën vjedhje të saj. Kauza e mbrojtjes së parkut dhe, në përgjithësi, të hapësirave publike nuk është shkop që mund të ta marrin nga dora. As lëndina me bar përpara rrethimit pronë private e cilësdo organizatë a qytetari të angazhuar që mund të zaptohet nga PD-ja.

Pyetja që duhet të shtrohet është se ç’qëndrim duhet të mbajnë organizatat dhe qytetarët e angazhuar ndaj ngulmimit të PD-së për t’u përzier me ta se fundja, edhe strategjikisht, PD-së nuk i intereson edhe aq “ta vjedhë” kauzën sesa t’iu bashkëngjitet organizatave dhe qytetarëve të papërlyer me llumin pushtetor shqiptar. Kështu heq një pjesë të pisllëkut të akumuluar prej vitesh dhe ua mvesh atyre që pranojnë të bashkëpunojnë me ta apo t’u lypin ndihmë.

Të thuash sot se vetëm bashkëpunimi dhe bashkorganizimi me PD-në mund ta shpëtojë parkun ngjan me pretendimet e një pjese të emigracionit antizogist të kohës së mbretërisë të cilët ishin të gatshëm të bashkëpunonin me italianët që të hiqnin satrapin. Dhe kjo nuk është vetëm gomarëri, por edhe simptomë dëshpërimi shoqëror. Vërtet që efekti imediat i këtij bashkëpunimi do t’i shtonte disi numrat e protestuesve, por diçka e tillë as do ta ruajë atë pjesë të parkut nga shkatërrimi (intensiteti i dhunës policore nuk pyet as për aktivistët e PD-së), as do të na ndihmojë që ta shtrijmë kauzën tonë te masa ende e fjetur e qytetarëve. Thjesht do të na shndërronte në instrument të larjes së hesapeve pushtetore midis palëve.

Kësisoj, nëse duhet mbajtur medoemos ndonjë qëndrim ndaj konfliktit midis PD dhe bashkisë/qeverisë, do të duhej të ishte ai i spektatorëve të interesuar që, pavarësisht se i konsiderojnë të dyja palët njëlloj përgjegjëse për katrahurën që ka pësuar vendi dhe qyteti, u intereson që gardhi të prishet apo betonieret të ndalen përkohësisht nga kushdo, qofshin këta edhe dëshmitarë të Jehovait. Thënë kjo, të ruash distancën etiko-politike ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve famëkëqij të PD-së nuk do të thotë të tëhuajsosh marrëdhëniet me simpatizantët e thjeshtë të PD-së.

Ata nuk mund të jenë kurrë kundërshtarët tanë, por bashkëqytetarë që e pësojnë njëlloj si ne, pavarësisht se si shumë të tjerë mbajnë në këmbë me votat e tyre të njëjtin establishment partiak që i varfëron dhe përjashton. Madje, personalisht, e gjej veten më afër votuesit të thjeshtë të PD-së – që zakonisht është i papunë periferie, i shfrytëzuar kur punon dhe i përçmuar si ‘katnar’ ose ‘malok’ – sesa atij të PS-së, i cili ka probabilitet më të lartë të jetë çun i llastuar dhe i privilegjuar mamaje. Po si mund të arrihet masa kritike e njerëzve që do t’i jepnin ende shpresë parkut ose kauzave të tjera me interes publik nëse dhuna pushtetore mbizotëron?

Këtu nuk e kam fjalën për pranimin e disfatës duke i dhënë vetes statusin e të indinjuarit që rri e dëshmon keqbërjen e qeveritarëve dhe moskuptimin e të tjerëve, por për mobilizimin dhe qëndrueshmërinë e aq shumë njerëzve në protestë saqë pushtetarëve do t’u hynte frika jo vetëm për parkun, por edhe për veten. Shpresa se do të bëhej nami duke iu thirrur qytetarëve abstraktë, të cilët në fakt janë thuajse gjithmonë një pakicë shoqërore banorësh qytetas që i përkasin shtresës së mesme (mikroborgjezisë teknike, nëse duam të jemi korrektë teorikisht), rezultoi iluzion.

Kur nuk funksionon një strategji, ajo ndryshohet.

Dhe ndryshim nuk mund të jetë t’i zgjasësh dorën e të pashpresit Mesisë (PD-së), por t’u flasësh klasave shoqërore masive që nuk kanë ndjeshmëri të posaçme ndaj parkut, por e pësojnë nga politikat e tjera bashkiake si p.sh. rritja e çmimit të biletës së autobusit dhe përndjekja gjatë shitjes në rrugë. Ama kjo kërkon që kauza e parkut të zgjerohet.

Nëse ka ende shpresë për shpëtimin e parkut, ajo gjendet te vullneti ynë për të mos u marrë vetëm me parkun, por ta integrojmë atë me shqetësime të tjera publike dhe të integrojmë në të klasa të tjera shoqërore.



8 Comments

  1. I pershtatet shume mbiemri qe

    I pershtatet shume mbiemri qe ke, intelektit tend, nese ke vertet kete opinion! Mos harro ne asnje moment se sa do kunder opozites te jesh ti si person ajo opozite ka se paku 40% te popullsise qe e mbeshtet. Dhe te kesh 40% plus mbeshtetes te kauzes tende nuk eshte pak. Ti mund te kesh 1000 diferenca nga PD por nese bashkoheni ne nje kauz kjo duhet te vleresohet nga ju nese mbiemrin e ke thjeshte mbiemer.

  2. Me shume se PD-se qe te duket

    Me shume se PD-se qe te duket e paperlyer, kjo proteste tek Parku, te duhet ty o Qorr, qe te dukesh si i ndryshem nga PS-ja dhe FRESSH-i, te cilet te krijuan, te promovuan, te financuan dhe te mbajne ne xhiro.

    Te fala Leartit, kumbarit tend, aktualisht oturak prane zyres se atij kunder te cilit shtireni se protestoni.

  3. Ja dhe ky luleshtrydhja e

    Ja dhe ky luleshtrydhja e Erjon Velise qe ben si revolucionar i pakonpromis

  4. kto rikat e mesiperm qe

    kto rikat e mesiperm qe flasin keshtu per Qorrin ja kan fut rikes komplet. as e njohin e as i njeh, super-paragjukuesa. pseudo komentatore qe allishverojne internetrave.

  5. se po ti ishte si Kola apo ai

    se po ti ishte si Kola apo ai miu i gjirizeve, Kananaj apo koktejl piresi, Merkoci qe bredhin si kucka lart e poshte, PO.
    po smund ti thuash keto per Qorrin, ai nuk eshte implikuar asgjekundi deri tani. Vazhdon jeten e tij si pedagog dhe llafin e tij e tha me 21 Mars "qe te dyja qeverite ja kan reqi nonen ktij veni per 26 vjet"

  6. Po çudi e madhe e me ju

    Po çudi e madhe e me ju njerez, njeri i thote qorr, tjetri i thote i PD, tjetri i PS, tjetri i Veliajt. Po ç'faj ka Arlindi o njerez qe kryeministri eshte krenar qe nuk ka sindikata, qe qeveris me biznesmenet qe mbajten Berishen ne pushtet dhe uli pagen minimale per interes te biznesit ne dem te punetorit. Po ç'faj ka Arlindi qe opozita dje dhe pozita sot hartuan ligjin per arsimin qe parate e qytetareve te shkojne te universitetet private. Po ç'faj ka Arlindi o njerez, qe vendi me i varfer ne Europe ka politikanet me te pasur, qe vendi me i korruptuar ne Europe nuk ka asnje zyrtar te denuar per korrupsion. Po ç'faj ka Arlindi o njerez qe Tirana eshte qyteti me cilesine me te keqe te jetes, me siperfaqen me te vogel te gjelberimit per banor. Po ç'faj ka Arlindi qe keto parti ne bashkepunim me njera-tjetren per 26 vite kane falur, shitur, vjedhur dhe keqperdorur pasurite e perbashketa te gjithe shqiptareve ne interes te nje grupi te vogel njerezish. Arlindi nuk ka qene dhe nuk eshte ne pushtet, ai nuk ka parti, ai se bashku me nje grup te rinjsh kane vetem zerin. Ndoshta faji i vetem i Arlindit eshte qe po ju tregon se jo te gjithe ate qe te q…e nenen quhen baba.

  7. “As e njohin e as i njeh”,

    "As e njohin e as i njeh", thote komentuesi me pseudonimin "Gilfa". Te dyten "as i njeh" po e marrim se e ke si informacion ngase mund te jesh vete Qorri qe komenton me pseudonim femre. Por te paren, qe "as e njohin", ku, si qysh, tek? Apo ke dash te thuash "s'e njohin sic e njoh une"? Epo sigurisht qe askush nuk e njeh dike ashtu sic njeh ai vetveten. Kete nuk e pretendoi njeri. Por ama mos kerko te vendosesh diktatin tend mbi menyren sesi e shohim boten, sepse secili ka perceptimin e vet per te, zakonisht te ndertuar mbi fakte dhe prova. Nuk mund ta ndertosh keshtu si pa u ndier dhe sikur s'ka ndodhur asgje, pafajesine mbi fytyren e vertete te ketij ushtari te Veliajt, njeriut qe nuk ka kurajo as te pranoje se ia detyron Koles dhe Kananit daljen ne skene, mediatizimin dhe financimin e "qendres" se vet. Njeriut qe s'ka theby te pranoje popullimin e cetes se vet me rekrute te FRESSH-it te Erjon Velise qe pakenaqesine e vetme qe kane ndaj Rames eshte pse nuk i pjerdh ata aq shume sa c'pjerdh Elisen dhe Ilir Meten. Kujton se me nje dore epitetesh derrogative ne internet ndaj atyre me te cilet ka ndare sahanin kaq vite, do e laje imazhin dhe do dale i rehabilituar dhe i denje per te pretenduar se eshte ndonje lloj autoriteti moral?

     

    Ndersa ty qe ngre pyetjen se c'faj ka Qorri per gjithe te zezat e ketij vendi, po te themi: po ka faj. Ka fajin e njeriut qe ndihmoi ne menyre te ndergjegjshme ardhjen ne pushtet te Rames, Veliajt, Koles dhe Kananit pas 21 janarit. Dhe ka fajin e njeriut qe nuk e pranon fajin e tij por kerkon te imponohet dhunshem si parimor dhe konsekuent.

  8. O Cerr. Askush nuk i thote i

    O Cerr. Askush nuk i thote i PD. Po i thone qe eshte i PS-se. Mos i jep kot trajtat e hyjnorit qe e akuzojne per gjithcka nderkohe qe eshte mbi gjithcka. Jo. Ky eshte pjese e PS-se. Pjese e lojes se saj, pjese e strategjise se njerezve te saj qe diten veshin bluza me che guevara dhe flasin per revolucionin, ndersa naten shkruajne projektin e radhes qe do te marre financim nga Olof Palme apo nga AMSHC