• |
ide | kryesore

Elvana Gjata, bëhet gati për “Altar”

Arkiva, Paparazzi
elvana gjaata.jpg



Është zyrtare tashmë, këngëtarja e hiteve të muzikës shqiptare është shumë pranë çeljes së biznesit të saj të ri në Tiranë. Pas një shtyrje në kohë për shkak të angazhimeve me projekte në studio, duke mos anashkaluar problemet që pati me hajdutin që iu fut në dyqan, Elvana Gjata ka paralajmëruar se është gati të veshë me të bardha, vajzat e reja në prag dasme.

“Altar” quhet bashkëpunimi i këngëtares me stilistin kosovar Valdrin Sahiti, të cilët po tentojnë të futen në tregun e fustaneve të nusërisë. Për hir të së vërtetës, në këtë sektor ka shumë konkurencë. Për të mos përmendur emra, pavarësisht influencës përmes muzikës, duket se këngëtarja nuk do ta ketë të lehtë të rrëmbejë klientelën e të rinjve që duan të martohen. Nuk dihet ende një datë e saktë se kur Elvana dhe ekipi i saj do të hapin dyert e dyqanit, por ngacmimin e parë për fansat këngëtarja e ka bërë në IG.