• |
ide | kryesore

Pas 20 vitesh çiftet nuk do të bëjnë më seks

Arkiva, Stil
tumblr_inline_o4ssqg2C821tw9ivx_1280.jpg



Pas 20 vitesh, njerëzit nuk do bëjnë më seks. I këtij mendimi është Profesor Henry Greely i cili beson se pas 20 vitesh, shumica e fëmijëve do të konceptohen në një laborator, e nuk do jetë më e nevojshme që të konceptohen përmes marrëdhënieve seksuale.

“Në 20 deri në 40 vjet, kur një çift të dëshirojë një fëmijë, ai do të japë spermën dhe ajo do të prodhojë lëkurë”, tha Greenly.

Sipas tij, mostra e lëkurës së femrës do të përdoret për të krijuar qelizat burimore, të cilat do të përdoren për të krijuar vezë.

Me këto vezë pastaj mund të pllenohet me qelizat e spermës, duke rezultuar në një përzgjedhje të embrioneve.

Prof.Greenly parashikon se këto embrione do të studiohen për shenja të ndonjë sëmundjeje.

Madje embrionet do të testohen për pamjen e jashtme që mund të ketë fëmija e deri tek niveli i inteligjencës.

Prof.Greenly, drejtor në “Center for LaW and the Biosciences, Stanford University”, ka folur për rastin në librin e tij, “The End of Sex and the Future of Human Reproduction”./telegrafi/.