• |
ide | kryesore

Figurat publike, të korruptuar dhe b*thëlëpirës!

Arkiva, Blog
robewrt.jpg



Nga Robert Aliaj

Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirteror e material ka publikun, pa te cilin nuk i mbetet më asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes neperkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe qe do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështej ne angazhimin e tyre.

Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon.

Ata mendojnë që shprehja e lirë është e rrezikshme, duke mos e kuptuar atë si një pjesë integrale të lirisë në vetvete, drejt vetë- shprehjes dhe vetë-realizimit.

Ata ënderrojnë mitingjet politike pa dallim. Deklarojnë se gjithshka e bejnë per publikun, hiqen si patriotë, këndojnë këngë nacionaliste pa shije, por refuzojne te prononcohen publikisht në interes të publikut. Nuk duan të rrezikojnë thonë ata. Diafragma e tyre nuk hapet me teper se harku, figure publike – zyre publike. Bythlëpires dhe servile autoritetesh. Marrëdhënia natyrale simbiotike e tyre me mediat ka influencuar për ta përshtatur figurën politike gjithnjë e më shumë me imazhin politik të portretizuar në televizion. Nëpërmjet një procesi kuazi – darvinist, ngjarjet mediake, skandalet, sensacionet dhe format e tjera të politikës ordinere si lloj argëtimi dominojnë, duke e transformuar kuptimin e vërtetë të diskursit publik.

Mjafton frika e tyre për tu prononcuar ne lidhje me korrupsionin, për të kuptuar personalitetin e cunguar dhe sa e meritojnë ata respektin e puplikut. 
Dua t'ju lehtësoj pak barrën, dua t'ju them se të jesh kundër korrupsionit nuk nënkupton përfshirjen ne politikë, as nuk bëhesh armik i qeverisë, përkundrazi, nga lëpirash mund të bëhesh një mjet efikas dhe mbështetës për pushtetin dhe mbrojten e interesave kombëtare e publike.

Liria e shprehjes është jetike, dhe shumë shpesh e pambrojtur kundër fanatizmit dhe tiranisë së paragjykimit, kjo është e vërtetë. Prandaj amplifikimi i thashethemeve pa kriter nëpër media e çnderon atë.



7 Comments

  1. Shume faleminderit,  Robert

    Shume faleminderit,  Robert Alija, edhe pse shume i vetmuar,por te siguroj qe je zeri dhe mendimi yne,. te cilin e degjuam te revoltuar ne ato shfaqjet bajate te KLAN, je nje ze te cilin kemi shume nevoja ta degjojme dhe shpesh deri sa te bashkohen me te shume zera te tjere….

  2. Qelbesira “shtet” qe ndertuam

    Qelbesira "shtet" qe ndertuam keto 25 vjet solli kete rezultat: figura publike te degjeneruara, politikane kriminele, pa moral, pa asgje njerezore. Pak e ndihmuam edhe ne me heshtjen tone kete situate, por tani eshte vone. Kriminelet, banditet, te degjeneruarit jane ngopur me para, jane ngopur me boten dhe ikin prej saj te ngopur. Bravo Berti qe e ngre publikisht kwete problem!

  3. Big LIKE! Teksa po e lexoja

    Big LIKE! Teksa po e lexoja mu kujtua nje artist gjitholog dhe deklaratat e tij neper spektakle te organizuara prej tij, psh ne kohen kur Kryeminister ishte Fatos Nano, miku im i mire Fatos Nano, kaloi pak vite dhe Kryeminister u be Berisha dhe nuk heziton ta quaje ate Burre shteti dhe vijne zgjedhjet e vitit 2013 dhe e shohim neper fushata me Ilir Meten. Kush eshte thoni ju????  Nuk me rrihet pa thene asnje gje, nuk e mbaje mend heren e fundit qe kam qene ne nje koncert recital te nje kengetari shqiptare. E kam shijuar shfaqen e Ticiano Ferros per vit te si asnjehere me pare, i gjithe publiku kendonte bashke me te i gjithe stadiumi ne kembe. Po ne vendin tone perse nuk ndodh keshtu??? Pergjigjen e jep me mire dhe shkoqur Robert Aliaj.

     

  4. Per ta konkretizuar me emra

    Per ta konkretizuar me emra konkrete,mund te thuhet se ne lufte per vendin e pare garojne,ne nje beteje "epike", Blendi Fevziu dhe Ardit Gjebrea. I pari e ka deklaruar hapur se as nuk i skuqet,as nuk i nxihet faqja,sa here e etiketojne per b…lepires. I dyti, ka me teper "stazh" si servil. E ka filluar me nje martese politike,si dhenderr i bllokut,e ka vazhduar me flirte pa fund,si "….mik i Nanos dhe i Berishes…",keshtu eshte cilesuar edhe ne faqet e gazetave. Ky qe don me shume….milionat!…..

  5. emrat skane shume rendesi,
    emrat skane shume rendesi, Ajo qe kuptoj une nga roberti me rrenjet ishkomuniste eshte se
    Demet e nje politike vetizoliese po i hsohim tani dhe per ca vite ne vazhdim

  6. Ardit Gjebrea zoteri shet

    Ardit Gjebrea zoteri shet edhe femine e vet per pare. Shqipetaret duhet te behen te mençur dhe te jene me te interesuar per ndryshime, te jene me teper rebele dhe te refuzojne mizerjzn. Shqipetaret e kane kuptuar tashme qe figurat publike jane private dhe interesohen vetem per veten e tytre. Eshte momenti te heqin dore nga interesi per thashetheme e banalitete, mos ti ndjekin me, ti injorojne

  7. Ardit Gjebrea zoteri shet

    Ardit Gjebrea zoteri shet edhe femine e vet per pare. Shqipetaret duhet te behen te mençur dhe te jene me te interesuar per ndryshime, te jene me teper rebele dhe te refuzojne mizerjzn. Shqipetaret e kane kuptuar tashme qe figurat publike jane private dhe interesohen vetem per veten e tytre. Eshte momenti te heqin dore nga interesi per thashetheme e banalitete, mos ti ndjekin me, ti injorojne