• |
ide | kryesore

Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë për lypësin që kaloi 24 orë

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Genti, djaloshi 22-vjeçar historinë e të cilit e mësuam të dielën e shkuar në reportazhin “24 orë me…”, ka vendosur të mos dalë më në semafor. Pavarësisht se ai e konsideronte punë, fshirjen e xhamave në këmbim të monedhave, dhe për më tepër që kishte 21 vite që lypte, Ardit Gjebrea duket se e ia ndryshoi mendjen Gentit të cilit gjatë emisionit i propozoi të fillojë një punë normale si gjithë të tjerët.

Genti nuk di të shkruajë dhe as të lexojë, ndaj një punë në fabrikë është zgjedhja e mirë për të. Lajmin e mirë e dha vetë kantautori në facebook ku shkruan:

“Nuk e dija si do e priste teksa erdhi në zyrën time. Tashmë nëse pranon, e ka një punë.
Nikolin Lleshi, miku im i mirë, i ofron një mundësi në Fabrikën e tij të këpucëve në Kamëz, por Genti më kish thënë se nuk e programonte dot rrogën e një muaji.
Në fund tha: Do shkoj në fabrikë! U lumturova!
Javën e ardhshme Genti fillon punë. Uroj fort ta përballojë sfidën e re, pas 21 viteve në rrugë.
Nuk është shumë ndoshta, por është një gjë. Kur përpiqemi bashkë, bëhen shumë gjëra.
#tegjithebashkemundemi”