• |
ide | kryesore

Flet dëshmitari në sherrin mes Françeskës dhe ish-gruas të të dashurit

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Nuk kanë të sosur bëmat e ish-banores së “Big Brother”. 23-vjeçarja e cila pak javë më parë rrahu një vajzë shtatzënë, u rikthye në qendër të mediave për shkak të një tjetër sherri, të ndodhur verën e shkuar. Njësoj sikur të ishte brenda shtëpisë së përgjuar me kamera, Françi u pa teksa përleshej me atë që u tha se ishte ish-bashkëshortja e të dashurit të modeles vlonjate.

Krahas pikëpyetjeve që ngriti video e kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit “La Voglia” në kryeqytet, duket se një dëshmitar ka pranuar se bëhej fjalë për mikeshën e tij. Fotografi Juxhin Kurti ka folur shkurt për “Bluetooth”, duke pranuar se në tavolinë atë ditë gjendej rastësisht.

“Nuk është bërë asnjë lloj denoncimi, ka qenë thjesht një konflikt. Nuk është e vërtetë që Françeska ka përfunduar në spital”, thotë djali i cili në video shihet që tenton t’i ndajë femrat.