• |
ide | kryesore

Spikerja topless: Dua 70 mijë euro dhe zhvishem fare

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Është vetëm 21 vjeç por pavarësisht kësaj guxoi të ishte spikerja e parë shqiptare që jepte lajme me gjoksin gjysmë të zbuluar. Pas daljes në ekran, Enki Braçaj tërhoqi jo vetëm vëmendjen e shqiptarëve, por edhe të gjithë audiencës në rajon, e shumë shteteve të tjera europiane.
Madje, ish-prezantuesja ka marrë edhe një ofertë nga edicioni gjerman i revistës me famë botërore “Playboy”, të cilët i bënë ofertë për të pozuar në faqet e saj. Megjithatë, negociatat e saj me revistën më të famshme botërore për pozat “hot” dështuan. “Po, pata një ofertë nga “Playboy” dhe oferta e parë e tyre ishte 25 mijë euro, e më pas shkuam deri tek 30 mijë euro, por asnjë më shumë. Duke qenë se unë kërkoja të paktën 70 mijë euro dhe jo më pak se kaq marrëveshja nuk u arrit”, thotë ajo në një intervistë për “Bluetooth”.

Ajo tregon edhe të vërtetën e intervistës me një prezantuese greke, e cila u përfol se ironizoi ish prezantuesen Enki. “Në fakt nuk është e vërtetë fare kjo pjesë. Unë kam komunikuar me prezantuesen për një javë rresht dhe ajo ka thënë thjesht, “Enki bën sikur nuk na dëgjon dhe qesh”. Nëse ajo do të thoshte atë që aludohet, në radhë të parë do të ofendonte veten e më pas mua. Ajo ka thënë vetëm që “Enki bën sikur nuk na dëgjon”, por që më pas u sqarua gjithçka dhe problemi ishte i teknikës së tyre”, ka thënë ajo. Në fund Enki nuk ka refuzuar edhe shumën prej 70 mijë eurosh për tu shfaqur e zhveshur, nëse dikush ia ofron. “Nuk e di, por është shumë tunduese, vërtet tunduese”, ka thënë ajo.