• |
ide | kryesore

Aktorja 45-vjeçare: Jam ende e virgjër, dua të martohem! (foto)

Arkiva, Paparazzi
2016-04-04_011319-thumb.jpg



Një aktore 45-vjeçare ka pozuar për një reklamë gjigante në rrugë, për të gjetur një burrë në mënyrë që ajo të humbasë virgjërinë e saj para se të vdesë. Aranya Pui, (Pathumthong), ka vendosur fotografinë e saj ku ndodhet nudo në një rrugë në Bangkok, me citatin “Të dua ty”. Pjesa tjetër e reklamës përfshin numrin e telefonit dhe deklaratën: “40 vjeç dhe e virgjër. Pui Aranya është duke kërkuar një burrë”. Ajo u shpreh për mediet lokale se, është shumë serioze në lidhje me kërkesën e saj dhe mënyrën e shfaqjes së reklamës në kryeqytetin Thai. Por, policia e ka gjobitur agjencinë e reklamave përgjegjëse për billboard-in, për imazhe të turpshme në publik dhe e ka urdhëruar që ta heqë nga rruga.