• |
ide | kryesore

Ky është Ismail Mulleti, shqiptari i përfolur në skandalin e “Panama Papers”

I pakategorizuar
mulleti.jpg



Ky në këtë foto është Ismail Mulleti. Është shqiptari i vetëm deri tani, emri i të cilit rezulton i përfshirë në dosjet voluminoze të skandalit financiar “Panama Papers”. Ai është bashkëpronar në “GFI Techonologies” me izraelitin Assaf Halkin. Kjo kompani, që në Shqipëri ka fituar koncesionin e markimit të karburanteve, është një prej atyre që është krijuar në parajsën fiskale të studios ligjore “Mossac Fonseca” në Panama.

Dy ortakët e kanë regjistruar kompaninë në maj të vitit 2013 në ishullin Anguilla në Amerikën Qëndrore.

Mulleti dhe Halkin kanë edhe një kompani tjetër të regjistruar në Shqipëri. Dokumentat e QKR tregojën se ata janë ortakë me nga 45 % në kompaninë “IMAH”, me adresë në qendrën e biznesit në rrugën “Murat Toptani”. /Lapsi.al