• |
ide | kryesore

“Aksidentohet Stresi”, reperi: Nuk bie rrufeja në hale

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Pavarësisht se cituan burime pranë këngëtarit, duket se lajmi i aksidentit të Stresit nuk qe i vërtetë.

Disa portale raportuan se reperi pas festimeve në Elbasan ku ishte i ftuar në ditëlindjen e bashkëpunëtorit të tij, kompozitorit Kledi Bahiti, kishte pësuar aksident me makinë.

Si për të përgënjeshtruar mediat, me humor dhe pa dhënë shpjegime të gjata, por mbi të gjitha për të qetësuar fansat, Stresi u bë i gjallë këtë pasdite duke shkruar në IG, “nuk bie rrufeja në hale”.