• |
ide | kryesore

“Panama Papers” edhe prezantuesja e Agon Channel në parajsat fiskale

Arkiva, Paparazzi
barbara-d-urso_tv-albanese.jpg



Furtuna e “Panama Papers” ka mbërritur edhe tek personazhet e televizionit italian.

Në numrin e revistës “L’Espresso” midis 100 italianëve që kanë fshehur pasuritë e tyre në ishujt Sejshell, ndodhet edhe prezantuesja e njohur Barbara D’Urso e cila rezulton drejtuese e një shoqërie të quajtur Melrose Place LTD, e regjistruar në vitin 2006.

Maria Carmela D’Urso, emri i vërtetë i drejtueses se një emisioni në kanalin 5 të Mediaset, është një personazh i njohur për publikun shqiptar.

Ajo ka drejtuar një seri emisionesh në televizionin Agon Channel, me pronar Francesko Beketin, i cili akuzohet nga autoritetet shqiptare, për pastrim parash dhe evazion parash përmes një skeme mashtrimi me shuma të mëdha parash.

Në atë kohë flitej se pagesat për Barbara D’Urso arrinin shifra marramendëse dhe nuk dihet nëse ato para të paguara nga Beketi ajo i ka fshehur në parajsa fiskale si Panamaja.