• |
ide | kryesore

Zbulimi / Edhe kryeministri Cameron me para ne parajsat fiskale

Arkiva, Planet
Cameron.jpg



Kryeministri britanik, David Cameron më në fund ka pranuar pas tre ditësh gjysëm hezitim se ka patur një kuotë në një kompani offshore të krijuar nga i ati (i ndarë nga jeta në 2010). Në një emission televiziv të organizuar enkas për të bërë këtë pohim, ai ka pohuar se ai dhe gruaja e tij  kanë pasur aksione në Blairmore Holding Inc (1997-2010) duke theksuar se i ka shitur atë për 30.000 stërlina, pak para se të bëhej Kryeministër duke nxjerrë një fitim prej 23 mijë eurosh.
“Unë nuk dua që dikush të mendojse se kam pasur një axhendë tjetër apo diçka për të fshehur” ka thënë ai në intervistën ekskluzive në televizionin “Itv neës.”
Kreu i qeverisë britanike është shprehur se ai nuk ka asgjë për të fshehur dhe se e ka respektuar gjithmonë ligjin.
Cameron ka theksuar se në atë kohë ka paguar normalisht taksat mbi të ardhurat e kuotës, por disa media britanike thonë se ai nuk ka bërë të njëjtën gjë për fitimet nga kapitali.
 
Cameron gjithashtu nuk ka qenë në gjendje të tregojë nëse të ardhuarat e trashëguara nga i ati i tij tashmë i vdekur, vinin nga kompania Blairmore Holding Inc. Unë nuk mund të di gjithë origjinën e parave dhe babai im nuk është më këtu që të kem mundësinë ta pyes, ka thënë ai,
 
Kjo intervistë e kryeministit britanik erdhi pasi ai që nga e hëna ose e kishte mohuar ose e kishte anashkaluar me deklarata gjysëm të vërteta interesimin e mediave për paratë e tij të fshehura në parajsat fiskale. Sipas gazetës "Le monde" ky gabim komunikimi do ta dobësojë shumë pozicionin e tij në raport me referendumin e 23 qershorit ku do të vendoset për qëndrimin ose jo të Britanisë në BE.
Opozita laburiste e ka konsideruar këtë ngjarje si një “krizë morale” aq më tepër që të enjten gazeta “Financial Times” zbuloi një fakt të ri. Sipas saj Cameron kishte intervenuar kundër masave të transparencës që po merrte Bashkimi Europian ndaj fondeve si ai që mbqnte i ati i tij dhe prej të cilit kishte përfituar edhe ai vetë,
 
(Le Monde/ Pergatiti:Lapsi.al)