• |
ide | kryesore

Historia që po trondit opinionin publik/ Nëna lidhet me të birin, duan të kenë fëmijë

Arkiva, Planet
1460119260forddd.jpg



E dha të birin për birësim përpara 32-vjetësh, gjatë kohës kur ishte një studente 19-vjeçare, aspak e gatshme për t’u kthyer në një nënë me angazhim të plotë.
 
Deri këtu, historia e britanikes Kim West nuk ka asgjë të padëgjuar. Ajo çfarë po trondit opinionin vjen më pas.
 
Pas ritakimit me të birin biologjik, 51-vjeçarja ka ndjerë një tërheqje të fortë ndaj Ben Ford dhe ndjesia duket ishte reciproke.
 
Të dy, ata jo vetëm janë lidhur, por tashmë, siç thonë, po përpiqen të bëjnë dhe një fëmijë. Lajmi që ka bërë bujë në mediat britanike, e ka përçarë opinionin publik mes atyre që e konsiderojnë një veprim të tillë krejtësisht të pamoralshëm e për pasojë, dhe të dënueshëm, e të tjerëve që pyesin: A mos vallë nënë e bir janë viktima të një sindrome të njohur fiziologjike?
 
Kur u ritakuan, janarin e 2014-tës, Fordi ishte ende i martuar me ish-bashkëshorten e tij Victoria, të cilën e braktisi për të jetuar me të ëmën.
 
West që punon si “interior designer”, i tha gazetes “New Day” se ajo çfarë po përjeton me të birin nuk është incest. “Ne jemi thjesht si dy kokrra brenda një bishtaje, përshtatemi shumë mirë dhe duket që jemi të destinuar të rrimë bashkë. Incesti konsiderohet i paligjshëm në Michigan, ku ata jetojnë aktualisht, por çifti shprehet i gatshëm të zhvendoset prej andej.
 
Tërheqja seksuale genetike është një fenomen i rrallë, por jo i panjohur, që ndodh mes të adoptuarve dhe prindërve të tyre të humbur prej kohësh. /Tch