• |
ide | kryesore

Kastro Ziso rrëfen i përlotur humbjen e nënës në “Zonë e lirë”

Arkiva, Paparazzi
kastro.jpg



Kantautori Kastro Ziso, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega ka rrëfyer në studion e Arian Çanit në “Zonë e lirë” humbjen e nënës pak ditë më parë.

“Shumë herë kam gabuar. Pata përshtypjen sikur kisha gabuar në cdo gjë kur ajo ishte në ditët e fundit. Unë kam gabuar shumë dhe ajo më ka mbështetur gjithmonë”– tha ai.

Ai tregoi se nëna e tij u nda nga jeta parakohe në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e keqe.

“Isha përgatitur pasi e dija lajmin për sëmundjen e saj, por nuk ka përgatitje për humbjen e nënës. Njeriu është i prirur të mos e afrojë vdekjen. Unë nuk kam besuar kurrë në ferr apo parajsë, por kur të vdes nëna beson vetëm në parajsë” – tha Kastro i përlotur.

Kastro tha se tashmë jeta e tij ka ndryshuar shumë.

“Jeta tani më ka ndryshuar shumë. Përveç dhimbjes, por kam ndryshuar sepse humbja e nënës qenka shumë e rëndë”- tha ai.