• |
ide | kryesore

Koha kur Aurela Gaçe zbarkoi në Tiranë

Arkiva, Paparazzi
aurela gace.jpg



Sot është një nga këngëtaret më të dashura e energjike të skenës shqiptare dhe ndoshta vendosmëria e shpirti i saj për t’u shprehur përmes muzikës, qenë faktorët kryesorë që do ta mbanin kaq gjatë në treg. Por fillesat e Aurela Gaçes janë të herëshme dhe shumë prej brezit të pas viteve ’90, janë kuriozë të shohin se si dukej dikur këngëtarja vlonjate.

Për këtë pjesë, Aurela mendon vetë teksa herë pas here sjell pjesëza nga karriera e saj. Shoqëruar me një përjetim të kohës, këngëtarja e dashur sjell në vëmendje kohën kur konkuroi në festivalin e RTSH-së për herë të parë. 

 

Me minifund . Me gjithe "bertitjen " time. Me levizjet. … Me floket qe I Kisha prere vete me fije edhe kaperlon … pa shkollen e muzikes …keshtu "zbarkuam " ne Tirane. .. 1993. Asgje s'me ndalte. Kisha dashurine e familjes qe kuptonin se vertete e doja skenen e me ndihmuan me gjithe varferine e xhepave por me pasurine e shpirtit. Tani Ata Jane krenare me mua, por une jam me shume per ta. Kur them familja, JO vetem Mami e babi por gjithe kusherinjte e mij, me vite e vite te tera qe kane hapur shtepine e tyre te strehonin nje femije qe donte te kendonte neper festivale femijesh, e me vone femije u rrit e endrren e kishte edhe me te madhe. ..dhe perseri kusherinjte e mij hapen dyert per mua. . ( pasi une shtepine e Kisha ne fshat) dhe Ata kurre nuk u lodhen me mua. Duke me pritur te mbaroj Provat, kenget, incizimet, naten deri ne oret e Para te mengjesit. Askush nuk e dinte nese une mund te beja dicka me endrren time. …por me dhane kaq shume kaq shume. Prandaj une nuk harroj kurre rrugen ne te cilen eca e erdha deri ketu. Mirenjohese pafundesishtPegaso #Gazmend Mullai #Denada Bare #Alfred Kacinari

Posted by Aurela Gace on Friday, April 8, 2016