• |
ide | kryesore

Dua Lipa sukses në Itali, këndon në RAI 3

Arkiva, Paparazzi
dua lipa rai 3.png



Fama e 20-vjeçares kosovare duket se ka tejkaluar çdo parashikim. Dua Lipa vazhdon pjesëmarrjet e saj në programet më të shikuara europiane dhe intervistat me emra të njohur të botës së televizionit. Këtë fundjavë artistja e cilësuar si një nga zbulimet e vitit 2016, ishte e ftuar në programin e Fabio Fazzios në Rai 3, “Che tempo che fa”. Me stilin londinez në pamje dhe zërin karakteristik, bukuroshja me origjinë shqiptare duket se bëri për vete dhe prezantuesin italian i cili nuk i kurse komplimentat e batutat pas performancës së “Be the One”.