• |
ide | kryesore

Eneda Tarifa, në litar!

Arkiva, Blog
rozi.jpg



Nga Rozana Radi

Këtu në vendin tonë vërtetë çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!!
Sapo hap sytë përballesh me një mori shkrimesh dashakeqe. Linqe me tituj të tmerreshëm për artistë!! Po e mënjanoj pak epideminë e "shtatëzanisë" sime dhe të këtij gripi që na la "shtatëzanë" për të diskutuar një tjetër çështje që të them të drejtën më bën të mendoj sa njerez të këqinj jemi. 
Eneda Tarifa fituese e këtij edicioni festivali na përfaqeson me këngen Përrallë në Eurovizion. Eneda është një këngëtare që doni s'doni ju, i ka dhënë shumë këngë të bukura fonotekës të muzikës sonë shqiptare. Eneda është po e njejta ajo që kudo që shkojmë dhe luhet muzik shqip, të gjithë ne këndojmë këngët e Enedës. Është po e njejta Enedë që mbush një nga club-et e kryeqytetit ku unë dhe ti që shkruajmë, kalojmë fundjavat tona. Ndaj lind pyetja; Pse sot të gjithë nuk e duan Enedën? Pse çdo ditë qarkullojnë lajme të tipit "Eneda Tarifa lë nam në intervistën e rradhës. Eneda turpëron shqiptarët!!! Eneda kështu, Eneda ashtu… Kënga fituese e festivalit është përzgjedhur nga njeë juri e cila si rrallë ndonjëherë kaneë qenë të gjithë dakord që çmimi i parë t’i shkonte Enedës. Këtu çdokush mund të thotë që Eneda ka këngë më të bukura se kjo që do na përfaqësojë në Eurovizion. Po. Jam dakord me këtë (kjo është punë shijesh) ama askush nuk mund të thotë që kënga është e keqe. Aq më keq akoma të drejtosh gishtin drejt një artisteje që na përfaqëson ne, të pëfaqëson ty. Eneda është aty, do këdoj aty dhe do na përfaqësojë ne me flamurim tonë. Ju që villni per Enedën jeni po ju që vollët dhe për Elhaida Danin të cilën e ngritët lart deri ditën që patë renditjen e saj në këtë kompeticion dhe menjëherë të nesërmen e lëshuat dhe e goditët me tituj të tmerrshëm.(dhe këtë e bëni me të gjithë këngëtarët që nuk hynë në 10-çe). Jeni po ju ata që nesër do ta ngrini në qiell nëse kjo vajzë do renditet mirë në këtë kompeticion. Të gjithë në këtë vend jemi ndjerë qoftë 1 herë si Eneda. Asnjëherë nuk e dimë kur do na e beni pis figuren. Dhe këtë e bëni për të ngritur emrin tuaj.
Unë dua të lexoj artikuj kurajoz për vajzën. Jepini zemër, mbështetje, besim. Lëreni ta shijojë këtë Përrallë. Lërini kritikat pas kompeticionit. Se kur ka kritika që vinë vërtetë nga kritikë arti, atëherë kemi dhe çfarë të lexojmë.
Mendoj që Ededa ashtu si unë dhe disa të tjerë si puna ime e di që dhe thëniet në këtë vend i kemi makabre.
Populli ynë mendje ndritur thotë: "Kush të rreh të do". Kësaj rradhe tabela je ti Ened. Nëse nuk qëndron e fortë duhet të kalosh tek një thënie tjetër që duhet ta shpikim vetë bazuar në llogjikën e këtyre njerëzve.
"Nda dashuria për ata që të shkelën mund edhe të vdeseësh", atëherë ty do të shpallin artiste të popullit. 
Jetojmë në kohën e llapazanëve dhe të dardhave që bishtin nuk e kanë as para as mbrapa, por në gojë.
Jetoje Përrallën tënde e mos u merr me përrallat me mbret të shqiptarëve.

 



7 Comments

  1. Shkrimin e ke shkruar bukur

    Shkrimin e ke shkruar bukur,per cilindo kengetar nga ata te vertetit dhe per kenget e tyre gjithashtu te verteta,por kurrsesi nuk mund t'i kushtohej kenges se sajuar qe do te kendoje kengetarja bajagi e mire  Eneda Tarifa. Ajo eshte nje kenge qe si une dhe shume e shume te tjera,mbase edhe ti,e kemi ditur qe ne tetor qe do te fitoje,pra nuk njihnim konkurentet akoma,e moren  me te rrembyer cmimin e pare autorja dhe si rrjedhoje dhe kngetarja e saj, justifikimi se "po u skualifikua kenga,nuk mbaj pergjegjesi" na indinjon dhe na ben akoma me te rrepte ne gjykimin tone per keta gjoja artiste qe jane mesuar te jene te gjithanshem me pretendimet e tyre,por per ne te ruajne ate qe dine te bejne me mire, fjala vjen Eneda te kendoje bukur kenget e bukura por kurre aktoren dhe autorja e kenges te numeroje  anetaret e PS,por jo te na rrembeje cmimet e festivaleve te kengeve tona, sepse ato jjanetonat dhe jo te qeverise.

  2. Komentuesi “Artdashesi”

    Komentuesi "Artdashesi" shkruan shume drejt ne lidhje me kengen dhe kengetaren Eneida Tarifa.

    Por une them me bindje se Eneida Tarifa cmimin e mori qe ne muajin Shtator 2015 (dhe jo ne Tetor 2015) ende pa u grumbulluar te gjitha kenget e festivalit. Shikoni gazetat e muajit Shtator te viti te kaluar.

    Eshte lehtesisht e kuptueshme se jurite e festivaleve  i paracaktojne kengetaret qe  do te shkojne ne Eurosong. Ata mendohen dhe thone qe kete vit te dergojme "x" kengetar apo kengetare. Ashtu si behej dikur me lojtaret e kombetares qe luante jashte Shqiperise. "He mo, le te beje nje rruge dhe ky lojtar se ose nuk ka bere rruge jashte shtetit ose le ta beje dhe kete rrugen e fundit" Dhe mbeteshin lojtaret e mire pa luajtur dhe Shqiperia mundej 12:0.

    Vetem kosovarja qe ia kam haruar emrin e meritonte te shkonte ne Eurovizion. Te gjitha kenget e tjera jane dhene me miqesi apo "sipas rradhes".

    Nuk po flas ne se kjo aktorja e Portokallise kendon apo jo bukur. Por po them se si qe ne muajin Shtator 2015 u caktua kenga fituese dhe kengetarja qe do te shkonte ne Eurovizion?

    Pse kjo qe ka shkruar artikullin, cfar pretendon qe edhe kur kengetaret tane stonojne ne fesitvalin Europian ne t'i pershendesim dhe t'ju thurim elozhe? kJO QE SHKRUAN ARTIKULLIN SI DUKET E KA NDJERE SE PER VITIN TJETER E KA KJO RRADHEN PER NE eUROVIZION!

    NE SHQIPERI PER NE EUROVIZION NUK DERGOHET KENGA, POR DERGOHET KENGETARI SIPAS PREFERENCAVE TE JURISE DHE PER RASTIN E AKTORES TE PORTOKALLISE ESHTE E QARTE SE AJO U DERGUA PER ARSYE TE BINDJEVE POLITKE TE SAJ, TE KRYTARIT TE JURISE DHE TE KENGES"LART ME LART O SHOKE, FLAMUJT E KONGRESIT"

  3. ne nje tave jeni te gjithe po

    ne nje tave jeni te gjithe po he

  4. avash se u kepute.Mos i

    avash se u kepute.Mos i pergjitheso te gjithe shqiptaret, nuk eshte se te gjithe e shane, njerezit kane te drejte te komentojne personat publik kudo. 

    Por qe la nam la. 

  5. Meqenese Eneda Tarifa

    Meqenese Eneda Tarifa kengetare tentoi shume te na bente per te qeshur, por hici gje, mendoj qe do t'ia arrije ketij qellimi kur te kendoje ne Eurosong.

  6. i di njeri fjalet e kenges te Enedes

    Kot per kuriozitet i di njeri fjalet e kenges te Enedes, une isha ne naten finale te festivalit edhe megjithese degjova kenge shume me te mira se kenga e Enedes prap dihej qe ajo do fitonte. Per mua  eshte e padegjuar qe nje kenge qe si dihen fjalet  (madje as titulli) te fitoje festivalin edhe kengetarja na preket se njerezit e tallin kur dihet shume mire qe ajo se meritonte te ishte aty

  7. nuk e dija qe ti rozana

    nuk e dija qe ti rozana ,qenke kaq siperfaqesore, mendoja qe tekstet i ke te ndjera dhe jo klishe,ku nuk te vjen asgje nga shpirti….te dalesh e te mbrosh nje gjoja kenge qe te gjithe e dime qe ishte paracaktuar si fituese dhe te besh  avokaten e djallit, …ti qofsh , se na e hoqe ate emocion qe na perfshin sa here te ndjekim.