• |
ide | kryesore

Osman Mula kundër Babastars: Kënga “S’jena mooo” më prishi frigoriferin

Arkiva, Paparazzi
Osman_Mula.jpg



“Po e dëgjoja një ditë me bashkëshorten në shtëpi tek hanim drekë. Sa vajti ime shoqe pranë frigoriferit, ai u prish, nuk hapej dera… Sapo kënga mbaroi, gjithçka u rregullua, dera u hap. E kuptoni çfarë efekti kanë tekste të tilla?”- tha kompozitori i njohur, referuar hitit të verës së shkuar nga Getoari dhe Majku. I ftuar në panelin e emisionit të së dielës në Top Channel, Osman Mula tha se do ishte më mirë të kthehej koha e kasetave dhe magnetofonit, pasi artisti atëherë fitonte më shumë, sepse vlerësohej zëri. Çfarë kompozitori e shikon si problemin më të madh të ditëve të sotme në muzikë, janë tekstet. Mula tha se këtyre këngëtarëve, që sot fitojnë 5000 euro në natë, as 50 lekë nuk u jep!