• |
ide | kryesore

Fatma thumbon “Jeta osh Qef”: T’i bëjmë report videos ku adoleshenti urinohet në kokë

Arkiva, Paparazzi
fatmaaaa.jpg



Një video e dhunshme dhe aspak e këndshme është publikuar sot nga një prej faqeve më të ndjekura në facebook, “Jeta osh Qef”. Skena ku një gjimnazist i Mulletit urinohej në kokë nga bashkëmoshatarët e tij, u komentua gjerë nga përdoruesit e internetit. Të shumtë ishin ata që reaguan ashpër kundër djemve, por më tej akoma shkoi thumbuesja Fatma Haxhialiu me një “fushatë” kundër këtyre faqeve, duke bërë thirrje për bojkot.  

“Me vjen inbox nje video ku dy-tre djem urinojne ne koken e nje djali tjeter per te treguar sa te forte e gango jane dhe nderkohe e shajne dhe shantazhojne dhe e gjitha eshte filmuar, per t'u derguar pastaj ne keto faqet e medha ne Fb qe sigurisht i postojne te tilla poshtersi. 
Nuk e nxorra linkun e videos edhe pse mund ta keni pare verdalle, por kjo video eshte kaq te shemtuar. U nevrikosa pamase jo vetem per veprimin e ndyre te ca individeve qe duhen denuar per keto vepra te turpshme, por dhe per faktin qe publikohen e behen virale keto lloj videosh. Dhe mesa shikoj sa vjen e shtohet deshira per te ngjallur sherre, per te bere te tilla skena, per te bere foto denigruese te njerezve kudo qe ata ndodhen, vetem e vetem qe te ndihen te rendesishem nje moment ca deshtake te jetes reale. 
Une bashke me ju duhet t'i bejme report ketyre skenave te neveritshme bashke me faqet qe i perkrahin duke i postuar. Nqs te tilla skena te neveritshme nuk postohen, nuk do te thote qe nuk do te ndodhin me sherre, apo ofendime te kesaj natyre, por thjesht nuk do marrin kete publicitet e nuk do eksitohen aq fort ata qe i bejne. Keto veprime te felliqura behen nga individe me probleme mendore ose seksuale qe mundohen me patjeter qe frustrimet e tyre t'i shprehin ne nje forme a nje tjeter. Ju lutem mos i perkrahni, bejini report! Bojkotoni e mos pranoni te shikoni te tilla skena kaq te pamoralshme qe demtojne jeten e dikujt tjeter! Boll me kupa u mbush.” – shkruan Fatma.