• |
ide | kryesore

Dua Lipa promovohet në televizionin francez “Canal +”

Arkiva, Paparazzi
le grand jurnal.JPG



Siç u “predikua” në fundin e vitit të shkuar, këngëtarja shqiptare e formuar artistikisht në Londër, po përjeton dita-ditës, ngjitjen drejt shkallëve të suksesit. Vetëm 20 vjeç, por me gjithë cilësitë e një ylli, Dua Lipa vijon promovimin në shtete të ndryshme europiane e paralelisht, në Los Angeles skuadra e saj punon për albumin debutues që pritet të publikohet këtë shtator. Pasi arriti në 10-shen më të mirë të klasifikimit në shtete si Holandë, Zvicër, Gjermani, etj, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e emisioneve më të shikuara në Francë e Itali. Të dielën e pamë në ‘Che tempo che fa” në RAI 3, ndërsa dy ditë më vonë këngëtarja nga Prishtina u shfaq në televizionin francez. Publiku i ekranit të njohur “Canal +” u njoh me talentin e shqiptares përmes këngës së saj të parë, “New Love” të cilën e interpretoi në emisionin e famshëm, “Le grand journal”.