• |
ide | kryesore

Spikerja topless: Zjarr në televizion, e ftohtë në dashuri

Arkiva, Paparazzi
eliona pitarka.jpg



E pamë me gjoksin hapur në televizion dhe jo se ishte hera e parë që 25-vjeçarja dilte në publik aq provokuese. Por formati prapa tavolinës së lajmeve, përkundër pozave përpara aparatit si modele, i dhanë Eliona Pitarkës mundësinë për t’u përfolur. Tashmë e angazhuar si “protagonistja seksi” e Apartamentit 2xl, ish prezantuesja e “Tv Zjarr” rrëfen në një intervistë për “Story”, disa kuriozitete që çdokujt mund t’i lindin kur përballen me personazhe të tillë.

Përtej pamjes joshëse si mund ta shprehësh shpirtin tënd poetik?

Duke pozuar në një set me foto artistike ndoshta.

Në rrjetin kroat “Gentelmen’s.com” (Zgjedhja e xhentëlmenëve) janë publikuar 11 fotografi të tuat, ku shfaqesh topless ose vetëm me të brendshme. Si është historia e tyre?

E vërteta është që fotot e mia u realizuan për një editorial në një revistë këtu në Shqipëri, por janë marrë e përdorur pa asnjë lloj të drejte nga një website-i kroat. Domethënë kam rënë pre e asaj faqeje. Kam sqaruar që absolutisht nuk kam qenë në dijeni për këtë fakt, deri sa pashë disa faqe në facebook që kanë postuar atë lajm, gjithashtu dhe nga disa gazeta.

Jo më kot janë përdorur këto foto pasi shquhesh për format e bukura fizike. Çfarë ofertash të bëjnë shpesh?

Ofertat që më bëhen kanë të bëjnë me profesionin tim, modelingun.

Por gjatë spektaklit të humorit “Apartamenti 2xl” je aktorja koketë dhe joshëse që ç’orienton audiencën. E sheh veten si personazh komercial të show-t, po të tjerët si të shohin ty?

Përderisa unë nuk kam një shkollë adekuate për aktrim, mund të konceptohet edhe kështu. Por mund të them që dhe aktorët dhe kolegët më kanë pritur shumë mirë. Jam ambientuar dhe jam munduar të korrigjoj disa detaje profesionale në mënyrë që të ndihem më e kompletuar .

Në inbox-in e facebook-ut tënd çfarë mesazhesh të vijnë? Ke marrë ndonjë propozim që as e kishe imagjinuar?

Në fakt mesazhet janë të shumta, sa nuk i lexoj dot të gjitha e nuk i mbaj dot mend. Po në fakt po, e kam pasur një propozim “funny” të tipit “Të vij të të kërkoj dorën nesër” (qesh).
Vithet e plota si të Kim Kardashian ta bëjnë jetën më të bukur apo më të vështirë ty?

Kimi edhe mund t’i ketë të bëra edhe mund t’ja kenë ndryshuar jetën, se mesa di unë nuk është se shquhet për ndonje talent. Kështu që vithet e mia nuk janë primare në sukseset që kam arritur.

Çfarë do të doje të ndryshoje në pamjen tënde?

Absolutisht asgjë. Unë nuk jam perfekte, por ndihem mirë me veten time kështu siç jam.

Në dashuri je e ftohtë apo e zjarrtë?

E ftohtë.