• |
ide | kryesore

Kastro Zizo: Kam marrë lekë borxh për të paguar detyrimet ndaj fëmijëve të mi

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Zakonisht jemi mësuar me reagime rebele, shpërthime kundër sistemit, nga ato karakteristikë e kantautorit 32-vjeçar… Por, këtë herë, Kastro Zizo u duk i zbutur në intervistën përballë gazetares Gerta Gixhari në TVSH, teksa rrëfeu momente jo të lehta, nga jeta e tij si prind i dy fëmijëve me mama të ndryshme.

Duke treguar për djalin Dankan dhe vajzën Nia, Klevis Bega tha se ata të dy ishin takuar vetëm një herë të vetme. Pavarësisht se sipas tij, mamatë e djalit dhe vajzës e urrejnë babain e fëmijëve të tyre, ato duket se janë të kujdesshme për t’i edukuar fëmijët me dashuri për Kastron.

I pyetur se si e përballon dhe a i përmbush detyrimet e tij si i divorcuar për fëmijët që nuk jetojnë me të, këngëtari tha se ndonjëherë ka qenë e vështirë për t’u përgjigjur në kohë me pagesa, por prap ai ka ditur t’i sigurojë ato duke marrë para borxh.