• |
ide | kryesore

Cozman kundër mediave: Lexoni vendimin drejtë, jam më i lirë se kurrë!

Arkiva, Paparazzi
coziii.jpg



Lajmi se reperi i cili u kap me 18 gram hashash verën e shkuar, u dënua nga gjykata me 5 vite burg, me sa duket nuk është i vërtetë. Ose të paktën, nuk u bë i qartë për publikun… Në shkrimin me titull “Cozman dënohet me 5 vite burg”, i përhapur nga Panorama, thuhej se pavarësisht dënimit, Cozman nuk do të vuajë asnjë ditë prapa hekurave. Dhe vërtetë, pas pretencës së Prokurorisë, gjykata vendosi ta lirojë ish të dashurin e Tunës, i cili në këmbim, duhet mos kryejë apo të shoqërohet me kriminelë përgjatë 3 viteve të ardhshme. Ndoshta pa qëllim, por duke dezinformuar, mediat cituan titullin e Panoramës për të cilin ka reaguar dhe reperi.