• |
ide | kryesore

Mbi një shekull me kaçurrela dhe bikudina, permanenti mbush 110 vjet

Arkiva, Stil
bikudina 1.jpeg



Në 1906, një parrukier gjerman i quajtur Karl Nessler bëri një shpikje që solli revolucion në modën femërore: permanentin. Ajo që më vonë u quajt “kokorja e permenentit dhe që i mundësonte edhe grave me flokë të drejtë të shijonin kaçurrelat për një kohë të gjatë.

Gjithçka u realizua falë një grupi cilindrash (bikudinat), rreth të cilëve mblidheshin flokët, lidhur me një makineri që ngrohej nga një rezistencë elektrike. Për të shmangur dëmtimin e kokës, cilindrat vendoseshin në rresht dhe qëndronin me anë të disa kundrapeshave (lloj kapësesh).

Si fillim proçesi nuk ishte aspak i shpejtë dhe komod, ku pas aplikimit të hidroksidit të natriumit, flokëve i duheshin gjashtë orë për t’u ngrohur. Por, me kalimin e viteve metoda u përmirësua, duke u bërë e shpejtë dhe e rehatshme.  

Eksperimenti i parë është kryer në vitin 1906 në Paris tek një grua e re e quajtur Katharina Laible.

Karl Nessler, i njohur në Francë me emrin Charles Nestle, e ndoqi  procedurën me shumë kujdes . Për fat të keq, përpjekja e parë dështoi dhe gruas iu dogjën flokët.

Por pas disa përpjekjeve, eksperimenti përfundoi me sukses dhe permanenti u patentua  menjëherë edhe në Shtetet e Bashkuara.