• |
ide | kryesore

Syzet tradhëtojnë Arminën, zbulohet mashkulli që e shoqëron në Los Angeles

Arkiva, Paparazzi
armina syzet.png



Pjesëmarrja e bukuroshes shqiptare në një nga eventet më argëtuese në botë, duket se po kalonte pa bujë. Prej pak ditësh, Armina Mevlani po pasqyron në platformat sociale, ditët plot diell e stil në mes të Los Angeles-it, por pa zbuluar se me kë po e ndan eksperiencën në festivalin “Coachella”. Pavarësisht përpjekjes për ta mbajtur sekret, duke e “shitur” këtë vajtje në Amerikë si të ishte vetëm, ish-miss Albania pa dashje ka reflektuar partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. Nuk dihet arsyeja pse çifti nuk ka dashur të identifikohet bashkë gjatë këtij udhëtimi në Los Angeles, megjithatë përpjekja për të treguar të kundërtën, duket se ka marrë fund.