• |
ide | kryesore

Erzen Breçani: Shullazin e gjeta me Saimir Tahirin ditën e zgjedhjeve!

I pakategorizuar
shullazi dhe tahiri.JPG



Gjatë bisedës në Opinion, ish zv/drejtori i policisë së Tiranës kujtoi një ngjarje qe ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, në datën 23 qershor, të 2013.

“Mbaj mend që salla operative njoftohet nga një person që pjestarë të bandës së Emiliano Shullazin po lëvizin me flamuj të Partisë Socialiste dhe LSI nëpër rrugët e Tiranës. Organizova forcat e policisë, sepse nuk lejohet ditën e zgjedhjeve reklamimi i simboleve të partisë. Cfarë ndodhi atë ditë? U shoqëruan 12 persona në 3 makina. Me ta ka qenë edhe Gilmando Dani. Janë shoqëruar dhe janë mbajtur për 10 orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në atë kohë isha zv.drejtor i policisë në Tiranë. Dhe filluan, dihet telefonatat: Pse i mban ato? Pse i mban atë? Kam pas dhe një telefonatë atë ditë edhe nga Shullazi, që ishte në procedim penal nga prokuroria. Dhe duhet përmendur që është shumë e rëndë që një person që është në procedim penal të kryejë një vepër penale. Dhe telefonata që më është bërë është e regjistruar. Më tha: Pse i ke shoqëruar ata? Ata nuk kanë armë. Nuk kanë asgjë. I thashë: Kisha ndërmend t’i procedoj dhe t’i mbaj një orë, tani do t’I mbaj 10 orë se ma lejon ligji, dhe 10 orë i kam mbajt. Po atë ditë në darkë kam lëviz duke kontrolluar shërbimet, se ishte një gjendje jo e mirë. Dhe është e vërtetë. E kam parë para njësisë bashkiake numër 6, Saimir Tahirin dhe Emiljano Shullazin. Sa u afrova unë, u larguan. Ishin para njësisë bashkiake numër 6, ishin bashkë. Saimir Tahiri ishte me kryetarin e njësisë nr.6, ky ishte aty afër”, deklaroi Erzen Breçani.