• |
ide | kryesore

Kush e kreu sulmin e 11 Shtatorit? Videoja e re rindez teoritë! (Video)

Arkiva, Planet
History_911_Caroline_Dries_NYU_Dorms_SF_still_624x352-780x439.jpg



Pesëmbëdhjetë vite pas 11 shtatorit 2001, një video e hedhur në rrjetet sociale ka rindezur diskutimin për këtë ngjarje të rëndë.
 
Video tregon momentin kur avioni i dytë godet Qendrën Tregtare Botërore.
 
“Sauditët do të paguajnë për këtë,” thotë një komentues.
 
Një tjetër shton se Bushi e ka inskenuar të gjithën për të nisur sulmet në Irak.
 
Fakt është se pamjet e kësaj ngjarje vazhdojnë të irritojnë njerëzit.
 
Video në fjalë është bërë nga Caroline Dries, në atë kohë studente.
 
Ajo kishte blerë një kamera të re dhe donte të fiksonte pamjet e qytetit të Nju Jorkut.
 
Aktualisht Dries është një producente e suksesshme televizive në SHBA.
 
Atë mëngjes, ajo dhe shoqja e saj, Megan, u zgjuan në orën 8:46, pikërisht kur avioni i parë kishte goditur kullën veriore.
 
Vajzat e reja nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur, ndërsa nisën të filmojnë.
 
Pikërisht këtu vjen goditja e avionit të dytë, çka shkakton një shok tek vajzat, përcjell mapo.al një shkrim të BILD.
 
“Nuk e dija se çfarë duhet të bëja”, thotë Dries.
 
Ndërkohë presioni ndaj presidentit amerikan, Barack Obama është në rritje.
 
Atij i kërkohet që të publikojë dokumentet sekrete të 11 Shtatorit.
 
Ato mbahen akoma të pahapura nga qeveria amerikane.
 
Mendohet se në dokumente ka të dhëna interesante për përfshirjen e Arabisë Saudite në këto sulme terroriste.
 
Mbretëria saudite është një aleate e ngushtë e SHBA.
 
15 nga 19 atentatorët ishin nga Arabisa Saudite, njësoj si ideatori i sulmeve, Osama bin Laden.
 
Politikani amerikan, Bob Graham, anëtar i një komisioni që do të hetonte për këto sulme, gjatë një interviste për CBS, dha disa detaje pikante.
 
Ish-senatori, edhe pse nuk duhet të flasë, iu përgjigj kështu pyetjes së gazetarit, nëse atentatorët janë ndihmuar në punën e tyre: “Po, nga sauditët”.