• |
ide | kryesore

Eneda e përdor Dhuratën edhe si fotografe

Arkiva, Paparazzi
dhurata.png



Ajo nuk është e njohur për publikun, por emri i shoqërueses së këngëtares shqiptare, duket se po lakohet më shumë se vetë suksesi i këngës “Fairytale”.

Ishte vetë Eneda që pa e menduar se Dhurata do t’i “vidhte” vëmendjen, e shndërroi zyshën e anglishtes, në më të përfolurën në mediat sociale.

Pas episodit “Dhurataaa… si quhet ajo fjala në anglisht..?”, përkthyesja e delegacionit është rikthyer sërish në skenë. Por këtë rradhë, Dhurata ka marrë përsipër të bëjë fotografen dhe duket se ia ka dalë mjaft mirë.

Të paktën, e kënaqur shprehet vetë Tarifa e cila po e shfrytëzon për shumë funksione, zonjën në fjalë.